Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abzoviq.
Kurti dhe Abazoviq fillimisht do të kenë një takim, pastaj në praninë e dy delegacioneve do të nënshkruajnë marrëveshjen për shërbime ajrore në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Sipas një njoftimi pas takimit, dy kryeministrat do të mbajnë deklarim për medie.