1. Lajme
  2. MAQEDONI
  3. Ballkani i “helmuar” nga dezinformatat ruse dhe kineze, Serbia baza kryesore nga ku buron dezinformata në rajon!

Ballkani i “helmuar” nga dezinformatat ruse dhe kineze, Serbia baza kryesore nga ku buron dezinformata në rajon!

featured

Ka njerëz në rajon dhe në Rusi që nuk e pëlqejnë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Ata janë ulur dhe mendojnë se çfarë problemi të bëjnë, tha i dërguari special i SHBA-së Xhejms Rubin në Shkup. Ai thotë se Ballkani Perëndimor është “helmuar” nga dezinformatat nga Rusia dhe Kina dhe Serbia është një nga bazat kryesore nga e cila buron dezinformata në rajon.

“Jam i sigurt se liderët politikë në Maqedoninë e Veriut edhe një herë do të tregojnë guxim dhe lidership politik dhe do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme që Maqedonia e Veriut të hyjë në Bashkimin Evropian, siç bënë kur vendi ndryshoi emrin për të hyrë në NATO”, tha ai për REL, transmeton PRESSonline.al

Sipas tij, ka nga ata në rajon dhe në Kremlin që nuk duan të bëjnë përparim në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

“Unë jam i sigurt se ata janë ulur dhe mendojnë se si të bëjnë një problem. Shpresoj që pushteti vendor të bashkëpunojë me ne për t’i mundësuar të gjithë shoqërisë të merret me atë informacion”, thotë Rubin.

Rubin theksoi se rajoni i Ballkanit Perëndimor është i helmuar rëndë nga dezinformatat ruse, të cilat më së shumti përhapen nëpër Serbi. (PRESSonline.mk)

Ballkani i “helmuar” nga dezinformatat ruse dhe kineze, Serbia baza kryesore nga ku buron dezinformata në rajon!
|