1. Lajme
  2. TEKNOLOGJI
  3. Shitjet e kompjuterëve personalë arrijnë nivelin më të ulët ndër vite

Shitjet e kompjuterëve personalë arrijnë nivelin më të ulët ndër vite

featured

IDC raportoi një rënie të ndjeshme të shitjeve të kompjuterëve personalë përballë kushteve të vështira makroekonomike të cilat kanë ulur kërkesën dhe krijuar teprica produktesh në inventarët e kompanive.

Shitjet ranë me 29 përqind krahasuar me një vit më parë dhe Apple u dëmtua më shumë se të gjithë nga ky trend.

Shitjet globale të kompjuterëve u llogaritën në 56.9 milionë njësi në tre mujorin e parë të 2023 bazuar në të dhënat e IDC.

Edhe pse të gjithë prodhuesit humbën terren, Apple raportoi rënie prej 40.5 përqind të shitjeve. Vëmendjen kryesore të Apple vitet e fundit e kanë marrë iPhone dhe biznesi i shërbimeve dhe kjo mund të ketë shmangur resurset e kompanisë larg linjën së kompjuterëve tradicionalë.

Lenovo kryeson tregun me 23.9 përqind, ndjekur nga HP me 21.5 përqind, Dell me 16 përqind, Apple me 7.5 përqind dhe Asus me 6.4 përqind.

Në tre mujorin e parë të 2023 Lenovo shiti 12.7 milionë kompjuterë, HP 12 milionë, Dell 9.5 milionë, Apple 4.1 milionë dhe Asus 3.9 milionë.

IDC shpreson që tregut do të rikuperohet drejt fundit të vitit dhe në fillim të 2024 ndërsa kushtet ekonomike përmirësohen dhe përdoruesit konsiderojnë kalimin në Windows 11. /PCWorld Albanian

Shitjet e kompjuterëve personalë arrijnë nivelin më të ulët ndër vite
|