featured

Mickoski: Ngrirja e çmimeve është masë antiekonomike

Kjo është përsëri një gjimnastikë politike, një ditë i ngrijnë çmimet, ndërsa të nesërmen i shkrijnë. Kështu ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, duke komentuar vendimet e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve. Sipas Mickoskit, ngrirja e çmimeve si masë për luftimin e inflacionit është masë antiekonomike, antiteorike dhe antipraktike.

“Ata mendojnë se po të bëjnë konferenca të përditshme për shtyp duke ngrirë çmimet, do të luftonin inflacionit, por nuk funksionon kështu. Sot ngrijnë çmimet, nesër i shkrijnë dhe përderisa vazhdojnë me këtë lloj gjimnastike politike, do të goditen në kokë. Shporta e konsumit për një familje katëranëtarëshe është më shumë se 43.000 denarë, dhe duke marrë parasysh inflacionin, arrijmë në shifrën prej mbi 50.000 denarë, që është shumë më tepër se dy paga mesatare”, tha Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, tha se kjo është njëra ndër arsyet se pse ata kërkojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi siç tha Mickoski, nuk është luftë për pushtet, por luftë për jetë më të mirë.
/SHENJA/

Mickoski: Ngrirja e çmimeve është masë antiekonomike
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!