featured

“S’e kemi harruar Tiranën”, Slot: Gati për hakmarrje ndaj Romës

Roma fitoi 1-0 finalen e edicionit të parë të Conference League përballë Feyenoordit, sfidë që u zhvillua në “Air Albania”, Tiranë.

Shorti vendosi sërish përballë këto dy skuadra, por tashmë në çerekfinalet e Europa League. Të enjtën do të luhet takimi i parë në Roterdam, përballje që do të transmetohet në SuperSport 2 (18:45).

Trajneri i Feyenoordit, Arne Slot deklaroi se djemtë e tij nuk e kanë harruar disfatën në kryeqytetin shqiptar dhe do të synojnë hakmarrjen.

Sigurisht që kur të nisë ndeshja do të përjetoj ndjesi hakmarrjeje. Le të themi se e mbaj mend shumë mirë atë mbrëmje të pakëndshme në Tiranë. E njëjta gjë vlen edhe për djemtë që ishin atje vitin e kaluar.

Gjithsesi bëhet fjalë për një çerekfinale të Europa League, kështu që nuk është e nevojshme të kemi një motivim shtesë”, deklaroi Slot.

Feyenoord po dominon Eredivisie, aty ku kryeson me 8 pikë mbi Ajaksin dhe PSV-në. Fitimi i titullit kampion është vetëm çështje kohe.

Kohë më parë, 44-vjeçari shprehej: “Gjithmonë tentoj ta largoj nga mendja atë ndeshje. Nuk e kam parë asnjëherë më pas finalen… Ndoshta nuk është një mënyrë inteligjente kjo për ta harruar atë disfatë, pasi mund të nxjerrim mësim, por preferoj të mos e mbaj mendjen aty.

Ishte bukur të luanim në finalen e Tiranës, por nuk ka ndjesi më të dhimbshme sesa humbja. Në finale nuk fiton gjithmonë skuadra më e mirë, pasi duhet edhe pak fat. E pamë një gjë të tillë edhe në finalen e Kupës së Botës, Argjentinë-Francë”, u shpreh Slot.


Top Channel

“S’e kemi harruar Tiranën”, Slot: Gati për hakmarrje ndaj Romës
Giriş Yap

Press Online ayrıcalıklarından yararlanmak için hemen giriş yapın veya hesap oluşturun, üstelik tamamen ücretsiz!