Dani Alves e braktisin të gjithë, vetëm një person e viziton në qeli

featured

Dani Alves e kanë braktisur të gjithë. Që prej përfundimit të lidhjes me bashkëshorten Joana Sanz, lojtari brazilian nuk ka marrë asnjë vizitë në burg, as nga familjarët e tij.

Katalanasja Sport.es shkruan se i vetmi person që shkon të takojë lojtarin më fitues në historinë e futbollit, është Bruno Brasil. Një nga miqtë e ngushtë që e shoqëronte gjatë natës që dyshohet se ndodhi përdhunimi.

39-vjeçari akuzohet për përdhunimin e një 23-vjeçareje, më 30 dhjetor, në një klub nate në Barcelonë.

Lojtari duhet të përgjigjet për “krimin e agresionit seksual me depërtim, të nenit 179 të Kodit Penal, i cili parashikon dënimin nga 4 deri në 12 vjet burg”.

Me faktorin rëndues “shpërdorimi i epërsisë, duke e detyruar viktimën”, që parashikon një dënim nga 8 deri në 10 vjet.


Top Channel

Dani Alves e braktisin të gjithë, vetëm një person e viziton në qeli
|