Bing ka kapërcyer 100 milionë përdorues aktivë në muaj pas lançimit të robotit me inteligjencë artificiale, sipas zëvendës presidentit të Modern Life, Search and Devices pranë Microsoft Yusuf Mehdi.
Ai tha se kompania është plotësisht në dijeni se kjo përbën vetëm një pjesë të vogël por duhet konsideruar edhe fakti se Bing më përpara as që është krahasuar me rivalët.
Mehdi tha se 1/3 e përdoruesve aktivë të Bing, janë përdorues të rinj.
Përveç rritjes së numrit të përdoruesve, Microsoft tha se ka parë edhe rritje të angazhimit. Kompania thotë se dy faktorë kanë ndikuar, e para rritja e përdorimit të Edge dhe e dyta e Bing AI.
Siç duket 1/3 e përdoruesve të Bing kanë përdorur Bing AI çdo ditë për të kërkuar. Microsoft raportoi 3 biseda për sesion, me mbi 45 milionë biseda që kur e prezantoi Bing-un e ri.
Prej tyre, 15 përqind e sesioneve janë përdorur për të gjeneruar përmbajtje të reja. Lançimi i Bing AI në mobil gjithashtu shtoi një nivel të ri popullariteti duke gjashtëfishuar numrin e përdoruesve aktivë në ditë.
Duke integruar inteligjencën artificiale, Microsoft i dha motorit të kërkimit një armë të re për të konkurruar me Google, ku edhe ky i fundit zbuloi së fundi robotin AI quajtur Bard. /PCWorld Albanian