featured

Anulimi i ndeshjes Kastrioti-Bylis/ Presionet ndaj arbitrave detyron shoqatën të refuzojë gjykimin

Java e 28-të e Abissnet Superiores nuk do të mund të zhvillohet e plotë për shkak të një ngjarjeje të paprecedentë. Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar nëpërmjet një komunikimi për shtyp anulimin e ndeshjes mes Kastriotit të Kyrjës de Bylisit të Ballshit që ishte parashikuar të luhej në qytetin e Kamzës.

Të shtunën sipas FSHF-s, arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar dhe kjo ngjarje është duke u hetuar nga organet kompetente. Federata e Futbollit është njohur me vendimin e të gjithë klasës arbitrale, që nuk pranon të marrë përsipër drejtimin e ndeshjeve të Klubit Kastrioti për shkak të presioneve dhe shantazheve të vazhdueshme. Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar, zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla.

Ndërkohë, edhe Klubi i Kastriotit ka reaguar nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale ku shprehet bashkëpunues në zbardhjen e ngjarjes, e cila tashmë ka kaluar përtej futbollit

Mësohet se gjyqtari në fjalë ka deponuar në polici dhe organet e rendit kanë marrë masat për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sa i përket aspektit sportiv që tashmë ka kaluar fatkqësisht në plan të dytë, FSHF bën me dije se do të presë deri në fund zbardhjen e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme dhe do të marrë vendimet e duhura për të siguruar ambientin e sigurt në panoramën futbollistike shqiptare.

 


Top Channel

Anulimi i ndeshjes Kastrioti-Bylis/ Presionet ndaj arbitrave detyron shoqatën të refuzojë gjykimin

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Identifikohu

Identifikohu ose krijo një llogari tani për të përfituar nga privilegjet e Press Online.al - i cili është plotësisht falas!