Prodhuesi Kinez Xiaomi pritet të lançojë makinën e parë elektrike dhe të marrë porositë e para ditën e Enjte.
Shefi ekzekutiv Lei Jun tha kësaj jave se Speed Ultra 7 (SU7) do të ketë një çmim reth 70 mijë dollarë.
Lëvizja do ta vendosë gjigantin e teknologjisë përballë rivalëve si Tesla dhe BYD. Hyrja e Xiaomi në tregun e makinave elektrike vjen ndërsa shitjet janë ngadalësuar globalisht duke nisur kështu një luftë çmimesh.
Kompania shpreson se sistemi operativ i SU7 i cili gjendet edhe tek telefonët, laptopët dhe pajisjet e tjera do të joshë konsumatorët ekzistues të kompanisë.
Xiaomi është shitësi i tretë më i madh në botë i smartfonëve me një pjesë tregu prej 12 përqind sipas firmës kërkimore Counterpoint.
SU7, të cilin Xiaomi ka filluar ta zbulojë që prej vitit të kaluar, është krahasuar me Porsche Taycan dhe Panamera.
Prodhimi i saj do të bëhet nga kompania shtetërore BAIC Group në fabrika në Pekin të cilat mund të prodhojnë deri në 200 mijë makina në vit.
Xiaomi është shprehur se do të investojë 10 miliardë dollarë në biznesin e makinave përgjatë 10 viteve të ardhshme. /PCWorld Albanian


