Loret Sadiku është rikthyer në futbollin turk. Kasimpasa Spor Kulubu e ka zyrtarizuar sot transferimin e futbollistit kosovar, i cili rikthehet kështu në Superligën turke.
Më saktësisht, futbollisti defanziv kishte luajtur për këtë klub në periudhën 2016-2021, kur edhe kishte përfunduar tek Hammarby.
Por, ish-përfaqësuesi kosovar sot iu bashkua prapë Kasimpasas duke nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, shkruan “Gazeta Express”.
32 vjeçari kishte luajtur gjurmë në klubin turk, i cili pret shumë nga lojtari, me të cilin ndihet më i sigurt në mbrojtje.


