Melania Trump ka treguar për herë të parë më shumë rreth një prej pasioneve që e ka shoqëruar që nga fëmijëria: dashurinë për makinat dhe garat automobilistike.
Gjatë një bisede me komentatoren e Fox Sports, Jamie Little, Melania foli për pjesëmarrjen në garën IndyCar Freedom 250 në Washington dhe tregoi se automobilizmi ka qenë pjesë e jetës së saj që në moshë të vogël.
Ajo rrëfeu se pasioni i lindi nga babai i saj, i cili ishte i apasionuar pas makinave dhe kishte në pronësi disa modele të veçanta, mes tyre Maserati, Cougar, Mustang dhe Mercedes.
Babai im i donte makinat
-tregoi Melania, duke shpjeguar se përmes tij u njoh që herët me dizajnin e automjeteve, mekanikën dhe shpejtësinë.
E rritur në Sevnica të Sllovenisë, Melania tha se e shijoi çdo moment të garës dhe se kjo eksperiencë i riktheu kujtime nga fëmijëria.
Ajo u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996, ku vazhdoi karrierën e saj në modeling, përpara se të bëhej Zonjë e Parë e SHBA-së.
Pjesëmarrja e saj në garën automobilistike ishte pjesë e aktiviteteve që shënojnë 250-vjetorin e Shteteve të Bashkuara. Në event ishte i pranishëm edhe Donald Trump, së bashku me anëtarë të tjerë të familjes Trump.


