Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Elmi Aziri ka thënë se si parti do ta mbështetin Talat Xhaferin si kryetar të qeverisë teknike, edhe pse mund të duket si simbolik dhe teknik.
“ Sot jemi këtu për të diksutuar e votuar një qeveri teknike, formulim i dalë nga marrëveshja mes partive kryesore parlamentare të kohës! Dhe që në fillim duhet të theksojmë se intrigues është definimi i i kësaj qeverie, rrespektivisht, dy tipare bien në sy gjatë këtij debati, dhe këtij propozimi! Teknik dhe Shqiptar.
Qeveria teknike është formulim që dëshmon se demokracia jonë dështon pikerisht në momentet kur duhet të triumfon, në momentet kur praktikohet përmes votës së lirë!
Vet theksi në këto dy tipare është shprehje e jo normales ose jo të zakonshmes! Themi jo të zakonshme sepse së pari ky është formulim i dalë nga marrëveshjet e partive në gjendje të jashtëzakonshme. Kohe kur vendi ishte zhytur në krizë të thellë politike e morale, shoqërore e institucionale! Ishte rezultat i demaskimit klasik të regjimit autoritar që i ishte kundërvënë partive politike, instituconeve, qytetarëve dhe survejonte me syrin e mprehtë çdo levizje antiqeveritare! Ishte kohë që dëshmonte dështimin e qeverisë, jo në mbajtjen e pushtetit me dhunë, por në realizimin e qëllimit primar: të drejtat dhe liritë e njeriut dhe sigurinë! Pushteti i atëhershëm, edhe pas formimit të Qeverisë teknike të kohës, vazhdoi me tërë egërsinë e tij të ushtroje dhunë! Gjithçka kulmoi me 27 Prill me sulmin ndaj Parlamentit! Ishte mëshira e Zotit që ajo natë perfundoi pa viktima! Por nuk u pa Qeveria teknike!
Andaj, më të drejtë shtrohet dilema, cila është më e rëndësishme: forma apo substanca, teknikja apo politikja, apo janë institucionet e shëndosha e demokratike, zbatimi i ligjit e respektimi i Kushtetutës, dhe ndoshta më rëndësishmja Ndërgjegja njerëzore e vetëdija e lartë qytetare e shtetërore! Me këtë, dua të them që më shumë do të preferoja një Kryeministër Politik shqiptar se sa një të tillë teknik!
E kur jemi këtu, fatkeqësisht, nga deklarimet publike të disa partive politike mund të konstatojmë se një pjesë të madhe u mungojnë kto virtyte! Një pjesë nuk do ta votojnë këtë qeveri, sado i kamufluar dhe sado teknik arsyetimi, sipas të nënkuptueshmes, mosvotimi do të jetë për arsye të përkatësisë etnike të kandidatit për Kryeministër! Kjo aspak shenjë e mirë, veçanërisht kur vjen nga ata që pretendojnë të udhëheqin një shtet multietnik! Fatkeqsisht, politika ditore dominon mbi politikën shtetërore!
Në shtetet multitetnike, uzurpimi i të drejtës ekskluzive për ta udhëhequr atë, për ta definuar ardhmërinë e vendit nuk i takon vetëm një grupimi politik ose etnik! Kjo duhet të jetë objekt i koherencës dhe inkluzivitetit maksimal!
Ekziston një tendencë politike për kundërshtimin e një tendence historike e reale, bastardhimi i vlerave qytetëruese Evropiane dhe zëvendësimi i tyre me tipare të shoqerive autokratike! Mirëpo, nuk kemi rrugëdalje tjetër! Patjetër të përfillet realiteti multietnik! Formula e vetme dhe produktive është kohezioni ndëretnik! Kompromiset produktive janë parakusht për të! Por, kompromisi nuk nënkupton diferencime etnike, fetare e politike. Përkundrazi ai nënkputon pranimin dhe zhvillimin e diversiteteteve!


