Një histori suksesi dhe krenarie shqiptare vjen nga Zvicra. Rexhep Rexhepi, i lindur në vitin 1987 në Zhegër të Gjilanit, është shpallur fitues i çmimit kryesor në Grand Prix d’Horlogerie de Genève, i njohur si „Oskarët e orëve“.
Në moshën 12-vjeçare emigroi me familjen në Gjenevë, pa e njohur gjuhën dhe pa e imagjinuar se një ditë do të bëhej një nga emrat më të njohur të industrisë së orëve luksoze.
Karrierën e nisi si praktikant te gjiganti Patek Philippe, ndërsa më pas punoi edhe te François-Paul Journe. Në vitin 2012, kur ishte vetëm 25 vjeç, themeloi punëtorinë e tij në Gjenevë.
Më 7 nëntor 2026, ora e tij Chronograph Flyback fitoi çmimin prestigjioz „Aiguille d’Or“, vlerësimin më të lartë të këtij konkursi ndërkombëtar, ku u nderuan edhe marka të njohura si Audemars Piguet, Chopard dhe Louis Vuitton.
Nga një fëmijë emigrant nga Zhegra, në një emër që shkruan histori në industrinë botërore të orëve. Një sukses që bën krenarë shqiptarët kudo në botë!


