Një episod që mund t’i jepte rrjedhë krejt tjetër lojës ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes Barcelona-Villarreal.
Një prekje me dorë në zonën e Villarrealit nuk u akordua penallti nga gjyqtari edhe pas rishikimit me VAR.
E ky moment nxiti pakënaqësi të mëdha te Barcelona, e sidomos te trajneri Xavi Hernandez.
Ai madje u kthye kah kamera dhe u shpreh: Ky është një turp!
Më pas, Villarreali shënoi dy herë për ta fituar komplet ndeshjen.
Pas përfundimit, Xavi Hernandez njoftoi se do të largohet nga pozita e trajnerit të Barcelonës në fund të këtij sezoni.


