EVN Maqedoni do të ngrejë stacione mbushëse për makinat elektrike

featured
Press Online
26 Dhjetor 2023, 12:36

EVN ka bërë të ditur se në 25 lokacione nëpër Shkup do të vendosë stacione mbushëse për makinat elektrike. Në shpjegimin e propozim-vendimit thuhet se qëllimi i këtij projekti është në përputhje me aktivitetet e ndërmarra nga Qyteti i Shkupit në drejtim të inkurajimit të përdorimit të alternative të tjera të transportit, duke promovuar stacionet për mbushjen e automjeteve elektrike.

Kjo siç thuhet do të ndikoj në përpjekjet për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Në 25 lokacione në Shkup do të vendosen po aq stacione për mbushjen e makinave elektrike. Të enjten, këshilltarët bashkiakë duhet t’i japin dritën jeshile propozimit për vendimin për përcaktimin e lokacioneve për vendosjen e pajisjeve urbane – stacionet e karikimit të automjeteve elektrike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter