Prekëse! Shakira shpresonte dashuri të përjetshme me Pique, po tjetër?

featured
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Këngëtarja kolumbiane, Shakira ka thyer heshtjen dhe ka treguar më shumë për marrëdhënien 11-vjeçare me ish-bashkëshortin e saj ish-futbollistit Gerard Pique.

Në një intervistë të fundit për ‘Billboard’ Shakira u shpreh se besonte në dashuri të përjetshme me ish-futbollistin.

‘Prioriteti im ishte shtëpia dhe familja ime. Unë besoja tek shprehja ‘derisa vdekja të na ndajë. E besova dhe kisha këtë ëndërr për veten dhe për fëmijët e mi’,  u shpreh ajo, shkruan People.

Në një rrëfim të rrallë pas ndarjes së bujshme, ylli kolumbian u shpreh se shpresonte të kishte një marrëdhënie të ngjashme si ajo e prindërve të saj, të cilët kanë qenë së bashku për 50 vite.

“Ata e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme,”- tha Shakira.

Ajo gjithashtu tha se gjatë kohës që ishin bashkë, u detyrua ta vinte karrierën e saj në plan të dytë për t’iu përkushtuar marrëdhënies së tyre. Megjithatë pas ndarjes, Shakira është rikthyer plot energji në studion e saj muzikore ku ka në plan të bëjë edhe një turne në vitin 2024.

 

Prekëse! Shakira shpresonte dashuri të përjetshme me Pique, po tjetër?
|

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *