Sara Hoxha flet për bashkë-prindërimin me Ledri Vulën: “Nuk është gjithmonë e lehtë, por…”

featured
Press Online
13 Nëntor 2025, 18:11

Blogerja e njohur shqiptare, Sara Hoxha, ka ndarë së fundmi detaje të sinqerta për marrëdhënien e saj të bashkë-prindërimit me reperin Ledri Vula.

Edhe pse çifti jeton në qytete të ndryshme, Sara në Tiranë dhe Ledri në Prishtinë, ata arrijnë ta menaxhojnë me sukses kujdesin për vajzën e tyre, Poem Blu.

Gjatë një sesioni pyetjesh në Instagram, një ndjekës e pyeti Sarën se si ia del të përballojë sfidën e bashkë-prindërimit në distancë.

Ajo u përgjigj me sinqeritet:

Nuk është gjithmonë e lehtë, por me kohë mëson si ta bësh të funksionojë. Komunikimi dhe respekti janë gjithçka. Në fund të ditës, ajo që ka më shumë rëndësi është t’i bësh fëmijët të ndihen të dashur dhe të sigurt, pavarësisht distancës.

Me këtë mesazh, Sara Hoxha tregoi pjekuri dhe mirëkuptim, duke vënë theksin tek rëndësia e dashurisë prindërore dhe stabilitetit emocional të vajzës së tyre, pavarësisht ndryshimeve gjeografike.

Reagimi i saj u prit pozitivisht nga ndjekësit, të cilët e vlerësuan për qëndrimin e qetë, respektin ndaj Ledrit dhe mesazhin e fortë për bashkë-prindërim me dashuri dhe mirëkuptim.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter