Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka uruar shqiptarët kudo që jetojnë për 28 Nëntorin, festën e madhe kombëtare.
Kasami e cilëson 28 Nëntorin si një datë që nuk është shkruar vetëm në histori, por që jeton përgjithmonë në zemrën e kombit.
Në urimin e tij, ai përulet me respekt para brezave që sakrifikuan për lirinë. Sipas Kasamit, detyra e sotme është që rruga e tyre të vazhdohet me krenari e përgjegjësi, në mënyrë që fëmijëve t’u lihet një e ardhme më e ndritur.
„Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin tonë, pavarësisht kufijve që na ndajnë”, shkruan Kasami.
Ai e mbyll urimin me fjalët: „Nga thellësia e zemrës, ju uroj të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, festën tonë të madhe kombëtare! Gëzuar 28 Nëntorin!”



