Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë

26 Nëntor 2026

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

26 Nëntor 2026

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Këngëtarja britanike Leigh-Anne Pinnock ka ndarë me ndjekësit përvojën e saj pas lindjes së fëmijës së tretë, duke folur hapur për vështirësitë fizike të rikuperimit pas një operacioni cezarian.

Ish-anëtarja e grupit të njohur “Little Mix”, e cila u bë nënë e një djali në fillim të nëntorit, publikoi të mërkurën, më 25 nëntor, një postim në Instagram, ku tregoi pa filtra për ditët e para pas lindjes.

Në përshkrimin e fotografisë, artistja bëri edhe një krahasim humoristik, duke thënë se e vetmja gjë më e pamëshirshme se spektakli televiziv “The Traitors” ishte rikuperimi i saj pas operacionit të dytë cezarian.

“10 ditë pas lindjes! E vetmja gjë më e pamëshirshme se ‘The Traitors’? Rikuperimi im pas operacionit të dytë cezarian. Tremujori i katërt erdhi dhe më goditi si një shuplakë në fytyrë. Pa dyshim, ishte më i vështiri nga të gjithë!”, shkroi ajo.

Pinnock tregoi se ditët e para pas ndërhyrjes kirurgjikale ishin veçanërisht të vështira për shkak të dhimbjeve dhe vështirësive në lëvizje. Ajo theksoi se është e jashtëzakonshme që gratë duhet të përballojnë rikuperimin nga një operacion i madh dhe njëkohësisht të kujdesen për një të porsalindur.

“Fakti që kalojmë një operacion të madh dhe më pas kthehemi në shtëpi për t’u kujdesur për një njeri të vogël është vërtet i pabesueshëm. Ditët e para dhimbja ishte diçka krejt tjetër”, tregoi këngëtarja.

Ajo ndau edhe disa momente më personale, duke treguar me humor se bashkëshorti i saj, futbollisti Andre Gray, e ndihmonte çdo mëngjes të vishte të brendshmet pas operacionit.

Një tjetër detaj për të cilin artistja foli hapur ishte edhe dhimbja gjatë jashtëqitjes së parë pas ndërhyrjes kirurgjikale, një përvojë për të cilën, sipas saj, gratë nuk paralajmërohen sa duhet.

“Dhe a mund të flasim për jashtëqitjen e parë pas operacionit?! Seriozisht, pse askush nuk të përgatit për këtë? Do të preferoja të lindja sërish!”, shkroi ajo me humor.

Megjithatë, pavarësisht vështirësive, Pinnock theksoi se gjithçka merr një kuptim tjetër kur sheh të birin dhe kujton mrekullinë e mëmësisë.

“Por pastaj shoh këtë mrekulli të vogël që mund ta quaj djalin tim dhe më kujtohet se sa të jashtëzakonshme janë trupat tanë. Jo për mënyrën se sa shpejt rikuperohen, por për gjithçka që sapo kanë përballuar. Dhe vetëm kjo meriton të festohet çdo ditë”, u shpreh këngëtarja.

Leigh-Anne Pinnock dhe bashkëshorti i saj, futbollisti Andre Gray, njoftuan më herët ardhjen në jetë të fëmijës së tyre të tretë përmes një postimi në Instagram. Çifti është gjithashtu prindër i dy vajzave binjake.

Në fotografitë e publikuara, këngëtarja ndau edhe një pamje të të porsalindurit, duke zbuluar me humor se ai kishte lindur me shumë flokë dhe me sytë hapur.

“Djali ynë i bukur erdhi në jetë. Mami ishte shumë aktive gjatë kohës që ai ishte në bark, ndaj nuk do të gënjej, prisja që të dilte duke bërë salto! Por në vend të kësaj, ai erdhi në jetë me sytë hapur, duke mbajtur kokën lart dhe me një kokë plot flokë, sikur të kishte qenë këtu edhe më parë”, shkroi ajo.

Në fund, artistja shprehu lumturinë për zgjerimin e familjes, duke shtuar: “Jemi kaq të dashuruar. Familja jonë prej pesë anëtarësh është e gjithë bota ime. Nuk jam ndier kurrë më e bekuar”.

Previous Article29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve
Next Article ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë

Lajme të ngjashme

“Përshëndetje shqiptarë…”/Grimieri Kevin Kodra takohet me Bebe Rexhën!

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Pas vitesh përplasjesh, Brad Pitt dhe Angelina Jolie arrijnë marrëveshje!

26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

25 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Irani e dënon këngëtaren me 74 goditje me kamxhik pasi performoi pa hixhab

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Jessica Alba detyrohet t’ia paguajë ish-bashkëshortit mbi 577 mijë dollarë pas divorcit

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Bella Hadid: Suksesi për mua është të jetosh në paqe me burrin që dua, me një fëmijë dhe me kafshë shtëpiake

24 Nëntor 2026 SHOWBIZ
Lajmet e fundit

ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë

Press Online26 Nëntor 2026 EKONOMI

Pas përpunimit të plotë të dokumentacionit nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, janë…

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Këngëtarja britanike Leigh-Anne Pinnock ka ndarë me ndjekësit përvojën e saj pas…

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Varrimi i mësuesit Halit Geci i vrarë nga forcat serbe në Llaushë…

Kina reagon ndaj tarifave të reja amerikane

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Kina paralajmëroi sot se mund të ndërmarrë “masat e nevojshme” pas njoftimit…

Komisionerja Kos vlerëson përparimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt BE-së

Press Online26 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, vlerësoi përparimin e Shqipërisë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.