Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

PSG dhe Atletico Madridi në garë për transferimin e yllit të Fenerbahçes

26 Nëntor 2026

Nga Anglia në Spanjë, Evropa flet për Vedat Muriqin

26 Nëntor 2026

Durmishi: Qytetarëve do t’u kthehen deri në 200 milionë denarë nga shoqëritë financiare

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Nga Anglia në Spanjë, Evropa flet për Vedat Muriqin

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Fitorja e Fenerbahçes ndaj Shakhtar Donetskut, me Vedat Muriqin protagonist, ka marrë vëmendje të madhe në mediat evropiane. Sulmuesi kosovar, i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes për fitoren 1:0 në Ligën e Kampionëve, është vlerësuar si heroi i skuadrës turke.

Mediumi i njohur turk “Sabah” i ka kushtuar hapësirë të veçantë triumfit të Fenerbahçes, duke theksuar jehonën që kjo fitore pati në mediat e Ukrainës, Anglisë, Spanjës dhe Kosovës.

Në mesin e mediumeve që raportuan për ndeshjen ishte edhe spanjollja “AS”, e cila theksoi se goli i vetëm i Vedat Muriqit ia siguroi tri pikët Fenerbahçes dhe ia vështirësoi Shakhtarit mundësinë për të avancuar në fazën tjetër të garës.

Edhe BBC raportoi për rëndësinë e kësaj fitoreje, duke vënë në pah se Fenerbahçe e regjistroi suksesin e dytë radhazi në Evropë, pas triumfit ndaj Liverpoolit.

Ndërkohë, mediat kosovare e vendosën në qendër të vëmendjes kapitenin e Kombëtares së Kosovës. “Sinjali” e cilësoi Muriqin hero të Fenerbahçes, ndërsa “Gazeta Express” shkroi se sulmuesi kosovar u bë sërish protagonist vendimtar, duke i sjellë skuadrës së tij fitoren në Ligën e Kampionëve.

Fitorja ndaj Shakhtarit ishte e dyta radhazi për Fenerbahçen në këtë garë, duke e çuar skuadrën në kuotën e tetë pikëve dhe në vendin e 16-të në renditje, sipas raportimit të “Sabah”.

Me këtë gol, Muriqi vazhdon të dëshmojë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të skuadrës turke, ndërsa paraqitja e tij ka bërë që emri i sulmuesit kosovar të dominojë titujt sportivë në disa vende evropiane.

Previous ArticleDurmishi: Qytetarëve do t’u kthehen deri në 200 milionë denarë nga shoqëritë financiare
Next Article PSG dhe Atletico Madridi në garë për transferimin e yllit të Fenerbahçes

Lajme të ngjashme

PSG dhe Atletico Madridi në garë për transferimin e yllit të Fenerbahçes

26 Nëntor 2026 SPORT

Arsenali përgatit një shkëmbim të bujshëm me Interin, Arteta rrezikon të humbasë yllin e skuadrës

26 Nëntor 2026 SPORT

Haaland mund të largohet nga Man City në vitin 2027, gjigantët evropianë e presin sinjalin e tij

24 Nëntor 2026 SPORT

Tetë sulmuesit që Luis Enrique po i mban nën vëzhgim për afatin kalimtar të janarit

24 Nëntor 2026 SPORT

“Messi turk” njofton pensionimin e përkohshëm nga futbolli në moshën 29-vjeçare

24 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho e do yllin e Bundesligës te Real Madridi

24 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

PSG dhe Atletico Madridi në garë për transferimin e yllit të Fenerbahçes

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Kampioni francez po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit anglez nga Fenerbahçe,…

Nga Anglia në Spanjë, Evropa flet për Vedat Muriqin

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Fitorja e Fenerbahçes ndaj Shakhtar Donetskut, me Vedat Muriqin protagonist, ka marrë…

Durmishi: Qytetarëve do t’u kthehen deri në 200 milionë denarë nga shoqëritë financiare

Press Online26 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka bërë të ditur se,…

Arsenali përgatit një shkëmbim të bujshëm me Interin, Arteta rrezikon të humbasë yllin e skuadrës

Press Online26 Nëntor 2026 SPORT

Mbrojtësi i Arsenalit, Cristhian Mosquera, mund të largohet nga klubi që në…

WhatsApp nis shpërndarjen e ‘stickersave’ me zë – ja si funksionojnë

Press Online26 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

WhatsApp ka nisur shpërndarjen graduale të një funksioni të ri që u…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.