Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kim Jong Un kërkon shtimin e arsenalit bërthamor

26 Nëntor 2026

Lituania: BE ta shpallë organizatë terroriste agjencinë ruse të zbulimit ushtarak (GRU)

26 Nëntor 2026

Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Lituania: BE ta shpallë organizatë terroriste agjencinë ruse të zbulimit ushtarak (GRU)

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kęstutis Budrys, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian që të shpallë organizatë terroriste agjencinë e zbulimit ushtarak të Rusisë, GRU, në kushtet e shtimit të sulmeve dhe akteve të sabotimit në Evropë.

GRU po terrorizon shoqëritë evropiane, vendimmarrësit dhe individët, deklaroi Budrys në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt”, të publikuar të mërkurën.

Ai tha se shërbimet e inteligjencës lituaneze kanë identifikuar personat përgjegjës për operacione të caktuara dhe se gjykatat në vend kanë dhënë vendime për raste të tilla.

Sipas Budrys, masa të ngjashme ligjore mund të ndërmerren edhe në Gjermani.

Ai përmendi si shembull një tentativë sulmi në aeroportin e Lajpcigut në fillim të gushtit, ku u zbulua një dron që transportonte lëndë shpërthyese pranë avionëve të ngarkesave që transportonin mallra drejt Ukrainës.

Aktualisht, pesë persona po gjykohen në Lituani me akuza për terrorizëm, pasi dyshohet se kanë dërguar pako që përmbanin pajisje shpërthyese të prodhuara në mënyrë artizanale.

Operacionet dyshohet se janë organizuar nga persona me lidhje me GRU-në.

Autoritetet lituaneze kanë ngritur gjithashtu akuza ndaj disa personave për tentativa zjarrvenieje dhe akte vandalizmi, të cilat dyshohet se janë kryer në emër të agjencisë ruse të inteligjencës ushtarake.

GRU është fajësuar për organizimin e një sërë operacionesh në vende të ndryshme perëndimore.

Previous ArticleMitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët
Next Article Kim Jong Un kërkon shtimin e arsenalit bërthamor

Lajme të ngjashme

Kim Jong Un kërkon shtimin e arsenalit bërthamor

26 Nëntor 2026 GLOBI

Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët

26 Nëntor 2026 GLOBI

SERBI – Çupiç shpall zgjedhjet presidenciale për më 27 dhjetor

26 Nëntor 2026 GLOBI

BE synon shndërrimin në fuqi globale në teknologjinë kuantike

25 Nëntor 2026 GLOBI

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Kim Jong Un kërkon shtimin e arsenalit bërthamor

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar zgjerimin e…

Lituania: BE ta shpallë organizatë terroriste agjencinë ruse të zbulimit ushtarak (GRU)

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kęstutis Budrys, i ka bërë thirrje Bashkimit…

Mitsotakis: Nuk mund të ketë Evropë të fortë me buxhet të dobët

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar një buxhet evropian të fuqishëm dhe…

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Press Online26 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka paralajmëruar kontrolle të intensifikuara…

Shqipëria turistike në fokus të medias kanadeze

Press Online26 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Me një kombinim të veçantë të peizazheve bregdetare dhe malore, qyteteve historike…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.