Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

25 Nëntor 2026

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi merr pjesë sot në Tiranë në takimin ministror kushtuar forcimit të konkurrueshmërisë dhe përafrimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së, me fokus të veçantë në iniciativën për integrim të përshpejtuar në Tregun e Vetëm Evropian (Single Market Highway).

Në takimin, nikoqire e të cilit është ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, marrin pjesë ministrat e ekonomisë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Kerstin Jorna, drejtoreshë e përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Sipërmarrjen dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (DG GROW) pranë Komisionit Evropian.

Në fjalën e tij, ministri Durmishi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, transformimit industrial dhe integrimit të kompanive vendase në zinxhirët evropianë të vlerës, si parakushte për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe krijimin e vendeve më cilësore të punës.

“Ambicia jonë duhet të jetë që Ballkani Perëndimor të mos pozicionohet vetëm si një rajon që ofron kosto konkurruese të prodhimit, por si një partner i besueshëm, inovativ dhe me kapacitete teknologjike në rrjetet industriale dhe zinxhirët evropianë të furnizimit”, theksoi ministri Durmishi.

Ministri nënvizoi se Maqedonia e Veriut synon të kalojë nga një model i rritjes ekonomike, i bazuar kryesisht në kosto të ulëta të fuqisë punëtore dhe investime të huaja direkte, drejt një ekonomie më produktive, inovative, të zhvilluar teknologjikisht dhe konkurruese.

Durmishi paralajmëroi se në periudhën e ardhshme do të fillojë procesi i hartimit të Strategjisë së re Industriale, e cila do të harmonizohet me dokumentet dhe iniciativat më të fundit strategjike të Bashkimit Evropian, përfshirë Kompasin e Konkurrueshmërisë dhe Marrëveshjen për Industri të Pastër.

Ai theksoi se industria përpunuese ka një rol kyç në ekonominë e Maqedonisë së Veriut. Në vitin 2024, ajo përbënte 14,4 për qind të bruto-produktit vendor, 19,6 për qind të punësimit dhe 84 për qind të eksporteve të përgjithshme të vendit.

Si sektorë prioritarë për thellimin e bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, ministri veçoi industrinë automobilistike dhe elektromobilitetin, industrinë elektroteknike dhe mekanike, teknologjitë e informacionit dhe komunikimit, burimet e ripërtëritshme të energjisë, industrinë ushqimore dhe prodhimin e avancuar.

“Integrimi evropian nuk është vetëm një objektiv politik, por edhe një instrument i fuqishëm për transformimin ekonomik. Integrimi gradual në Tregun e Vetëm Evropian, miratimi i standardeve
evropiane dhe qasja në programet evropiane mund të forcojnë konkurrueshmërinë dhe të krijojnë mundësi të reja për kompanitë tona”, theksoi Durmishi.

Në kuadër të diskutimit, ministri theksoi gjithashtu nevojën për shfrytëzim më efikas të instrumenteve financiare evropiane për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, modernizimin industrial, automatizimin, inovacionin, efikasitetin energjetik dhe dekarbonizimin.

Durmishi nënvizoi se iniciativa Single Market Highway duhet të shndërrohet në një mekanizëm praktik për lidhjen e kompanive vendase me prodhuesit evropianë, tërheqjen e investimeve të reja, transferimin e teknologjive dhe eliminimin e barrierave teknike për qasje në tregun evropian.

“Konkurrueshmëria e secilës prej ekonomive të Ballkanit Perëndimor është gjithnjë e më e lidhur me konkurrueshmërinë e rajonit në tërësi.

Bashkëpunimin rajonal dhe integrimin evropian nuk duhet t’i shohim si procese të ndara, por si procese që plotësojnë dhe përforcojnë njëri-tjetrin”, përfundoi ministri Durmishi

Previous ArticleBozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale
Next Article Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Lajme të ngjashme

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

25 Nëntor 2026 EKONOMI

MF: Mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare, ndalesë 30 ditore për dhënien e kredive nga dy shoqëri financiare

25 Nëntor 2026 EKONOMI

Mickoski: Shqipëria dhe Mali i Zi nuk janë përpara nesh, rruga e tyre drejt BE-së i ngjan një autobusi të lëkundur

25 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Jorna: Investoni në Ballkanin Perëndimor, të krijojmë një hapësirë të përbashkët industriale evropiane

25 Nëntor 2026 EKONOMI

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026 EKONOMI

TAV Aeroporte për herë të tretë realizon iniciativën e gjelbër „Mbillim sot për një të nesërme të qëndrueshme”, mbillen 30 pemë të reja në Komunën e Ilindenit

24 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim zyrtar…

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi merr pjesë sot në Tiranë…

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Maqedonia është më ndryshe se sa para dy vjetëve. Krijojmë zgjidhje që…

MF: Mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare, ndalesë 30 ditore për dhënien e kredive nga dy shoqëri financiare

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministria e Financave njofton se ka realizuar mbikëqyrje të jashtëzakonshme mbi punën…

Mickoski: Shqipëria dhe Mali i Zi nuk janë përpara nesh, rruga e tyre drejt BE-së i ngjan një autobusi të lëkundur

Press Online25 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

“Maqedonia do të vazhdojë të zbatojë reformat, por nuk do t’i pranojë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.