Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore në detyrë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni.
Fokusi i bisedës ishte në marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.
Mickoski informoi për takimin përmes një postimi në rrjetet sociale, duke treguar se ai dhe përfaqësuesi amerikan diskutuan për marrëdhëniet në mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin dypalësh.
Ai deklaroi se u shqyrtuan edhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të partneritetit midis dy vendeve.



