Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

24 Nëntor 2026

BE, mesazh Greqisë për Shqipërinë/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin, Tirana synon fundin e negociatave

24 Nëntor 2026

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

BE, mesazh Greqisë për Shqipërinë/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin, Tirana synon fundin e negociatave

Press Online24 Nëntor 2026 SHQIPËRI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në Athinë, Marta Kos e renditi Shqipërinë mes katër vendeve më të përparuara në rrugën drejt anëtarësimit dhe tha se pret që presidenca greke të punojë për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Greqia do të marrë drejtimin e Këshillit të BE-së në korrik 2027 dhe do ta mbajë deri në dhjetor, pikërisht kur Tirana synon të mbyllë negociatat.

Komisionerja për Zgjerimin e dha këtë mesazh në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, të thirrur nga ministri i Jashtëm grek, Jorgos Gerapetritis. Para ministrave të mbledhur në Athinë, Kos veçoi dy vende të rajonit për ecurinë e negociatave.

“Mes katër vendeve që kryesojnë, dy janë nga Ballkani Perëndimor, Mali i Zi dhe Shqipëria. Shpresoj që kjo t’i nxitë edhe vendet e tjera të arrijnë rezultate”, tha Marta Kos, komisionere e BE-së për Zgjerimin.

Tre vjet më parë, pikërisht Athina e kushtëzoi mbështetjen për hapin e radhës të Shqipërisë në negociata me çështjen e Fredi Belerit.

Në një qëndrim me shkrim drejtuar Këshillit të BE-së, qeveria greke kërkonte zgjidhje për kryetarin e zgjedhur të Himarës, i cili ndodhej në paraburgim dhe kërkonte të lejohej të bënte betimin.

Sot Shqipëria i ka hapur të gjithë grupkapitujt dhe ka mbyllur përkohësisht katër kapituj. Për 31 të tjerët, udhërrëfyesi i Komisionit parashikon që Tirana të përmbushë kushtet në kohë dhe BE-ja të verifikojë rezultatet.

Nëse ky kalendar respektohet, kapitujt e fundit do të mbyllen gjatë presidencës greke.

Previous ArticleZbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri
Next Article Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

Lajme të ngjashme

Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Banka Botërore: Shqipëria mund të tërheqë 929 milionë dollarë investime private dhe të krijojë deri në 18 mijë vende pune

23 Nëntor 2026 EKONOMI

Sulmi ndaj anijes ruse, Shqipëria mohon përfshirjen: Territori ynë nuk është përdorur

23 Nëntor 2026 SHQIPËRI

“Getaway”: Vjosa, udhëtim turistik mes peizazheve lumore, burimeve termale dhe trashëgimisë historike

23 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Buxheti i Shqipërisë për vitin 2027, garanton një person ndihmës për personat me aftësi të kufizuara

23 Nëntor 2026 SHQIPËRI
Lajmet e fundit

Rama paralajmëron: Gjobat kalojnë në e-Albania, policët pajisen me kamera trupore

Press Online24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar Sistemin Unik të Gjobave, përmes…

BE, mesazh Greqisë për Shqipërinë/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Athinës për zgjerimin, Tirana synon fundin e negociatave

Press Online24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Në Athinë, Marta Kos e renditi Shqipërinë mes katër vendeve më të…

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulime të pazakonta nga jeta shpirtërore e Papa Françeskut janë bërë publike…

Kosova përmbys bilancin e investimeve direkte me Shqipërinë

Press Online24 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Investimet nga Kosova në Shqipëri kanë kaluar vlerën e investimeve shqiptare në…

Festivali i Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026 shpalli fituesit, triumfon “Drejtësi në Nuremberg”

Press Online24 Nëntor 2026 LIFESTYLE

Edicioni i katërt i Festivalit të Teatrit Shqiptar “Moisiu” 2026, uli siparin…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.