Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

24 Nëntor 2026

Fuqia e të pafuqishmëve

24 Nëntor 2026

Taravari: Nuk kam kundërkandidat, nëse unë largohem krijohet depresion në anëtarësinë e ASh-së

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Fuqia e të pafuqishmëve

Press Online24 Nëntor 2026 OPINIONE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Shkruan: Ditmir Bushati

Javës që shkoi isha i ftuar si folës në Konferencën e Sigurisë në Beograd. Nga takimet me aktivistë të shoqërisë civile atje ndihet atmosfera e çlirimit, por ende jo shija e lirisë. Falë organizimit të disiplinuar në tërren dhe në hapësirën digjitale, duke shpërfillur median e kontrolluar tradicionale, studentët arritën një fitore të jashtëzakonshme. Ata dëshmuan se është e mundur të çahet rrethi i mbyllur i fuqisë së pakontrolluar të Aleksandar Vučić, që e konsideronte veten të pathyeshëm

Për të perifrazuar Vaclav Havelin, zgjedhjet në Serbi treguan se sa e madhe është “fuqia e të pafuqishmëve”, se sa e madhe është fuqia e rezistencës qytetare kur bëhen bashkë grupe shoqërore me pikëpamje krejt të ndryshme. Lëvizja Studentore në Serbi ngjason me Lëvizjen e Solidarność në Poloninë e fundviteve ‘80. Të dyja lëvizjet, megjithëse të larmishme nga ana e vlerave, shërbyen për të rrëzuar regjimet në fuqi, duke siguruar mbështetje nga grupe të ndryshme shoqërore. Sikurse ndodhi me Revolucionin Francez, që ndryshoi mënyrën e konceptimit të pushtetit politik, tani studentëve u duhet ta shndërrojnë lëvizjen qytetare nga poshtë-lart në një forcë parlamentare dhe qeverisëse.

Lista Studentore përbën një eksperiment të paprecedentë. Një lëvizje pa udhëheqës, që ndërthur demokracinë e brendshme me sekretin dhe disiplinën në raport me aktorët e jashtëm. Demokracia e brendshme siguron përfshirjen dhe mbështetjen e anëtarëve, por ngadalëson vendimmarrjen. Fraksionet përbërëse të Asamblesë së Studentëve kanë mundësinë e vetos ndaj kandidatëve të propozuar për në qeveri. Asambletë i ngjajnë më shumë një konklave, anëtarët e të cilës e shohin veten si “aksionerë” të së ardhmes së Serbisë. Sfida e menjëhershme është garantimi i një mekanizmi që mundëson qeverisjen dhe reformat, ndërkohë që Lista Studentore ruan përfshirjen e saj në rindërtimin e sferës publike.

Rruga në kërkim të dinjitetit dhe integritetit nuk do të jetë e lehtë. Çmontimi i pushtetit sapo ka filluar. Aleksandar Vučić ka paralajmëruar se nëse ai arrestohet një milion njerëz do të dalin në rrugë. Nuk duhet harruar se Vučić qëndroi 14 vjet në pushtet. Dy vjet më shumë se Slobodan Miloševiċ.

Qasja transaksionale e disa vendeve anëtare të BE-së ndaj pushtetit të tij, do t’i ndërlikojë marrëdhëniet e qeverisë së re me BE-në. Megjithatë, përfshirja e BE-së do të jetë vendimtare në vendosjen e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe çlirimit të medias nga ndikimi politik e oligarkik. Vendosja nën kontroll e shërbimeve të sigurisë dhe të inteligjencës ushtarake do të jetë sfida më e vështirë.

Studentët duan “të vënë në rregull shtëpinë e tyre”, përpara se të trajtojnë çështjet e politikës së jashtme dhe rajonale. Sipas tyre, reformat e brendshme do të sjellin, me kalimin e kohës, edhe përmirësimin e politikës së jashtme dhe rajonale. BE-ja nuk duhet ta humbasë këtë mundësi që ka lidhje me vetë natyrën transformuese që synon procesi i integrimit europian. BE-ja duhet të mbështesë Listën Studentore për të mos lejuar ndikimin e aktorëve si Rusia, por nga ana tjetër, nuk duhet të kompromentojë vlerat dhe standardet europiane, siç veproi gabimisht me Boris Tadić dhe Aleksandar Vučić.

Pushteti ri në Serbi duhet gjykuar nga rezultatet, jo nga fjalët. Sundimi i së drejtës, linjëzimi gjeopolitik dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën, duhet të konsiderohen si procese përplotësuese dhe jo të ndara nga njëra-tjetra. Në kulmin e protestave, studentët udhëtuan drejt Brukselit e Strasburgut dhe jo drejt Moskës, si tregues i përkatësisë së tyre europiane. Tani duhet ta dëshmojnë këtë përkatësi në ushtrimin e pushtetit.

Europianizimi i rajonit është proces transformues, por edhe çështje brezash. Në pranverë hungarezët rrëzuan nga pushteti Viktor Orbán, politikanin që dominoi jetën politike që prej shembjes së komunizmit dhe shndërroi demokracinë në fasadë. Në vjeshtë serbët rrëzuan Aleksandar Vučić dhe Ivica Dacic që simbolizojnë brezin e politikanëve të luftërave në ish-Jugosllavi.

Pavarësisht veçorive të secilit vend, shembujt e mësipërm ofrojnë optimizëm për rezistencën qytetare në Shqipëri, duke dhënë mesazhin se “fuqia e të pafuqishmëve” është më e madhe se sa fuqia e çdo pushteti.

Previous ArticleTaravari: Nuk kam kundërkandidat, nëse unë largohem krijohet depresion në anëtarësinë e ASh-së
Next Article Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

Lajme të ngjashme

Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

24 Nëntor 2026 OPINIONE

Pathyeshmëria e Ramës, një mit komforti për opozitën e parinovuar

23 Nëntor 2026 OPINIONE

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

20 Nëntor 2026 OPINIONE

Nga vjen emri i Tiranës

16 Nëntor 2026 OPINIONE

Kapërcimi i hendekut në sundimin e së drejtës

5 Nëntor 2026 OPINIONE

Atë që ta bën lufta brenda llojit, nuk ta bën as Ir(f)ani, as Rusia, as Amerika!

5 Nëntor 2026 OPINIONE
Lajmet e fundit

Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

Press Online24 Nëntor 2026 OPINIONE

Ndoshta ka diçka simbolike në faktin që dëshmia e parë e shkruar…

Fuqia e të pafuqishmëve

Press Online24 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: Ditmir Bushati Javës që shkoi isha i ftuar si folës në…

Taravari: Nuk kam kundërkandidat, nëse unë largohem krijohet depresion në anëtarësinë e ASh-së

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk e mohon se…

„Diamant“: Bileta gërvishtëse që ofron mundësi për fitime deri në 300.000 denarë

Press Online24 Nëntor 2026 EKONOMI

Dyfishoni fatin me simbolin e diamantit dhe fitoni deri në 10 çmime…

Nuk e bëri për 22 vjet, tani Ali Ahmeti i tregon Shasivarit si duhet të bëhet jurisprudenca shqip

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i është drejtuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.