Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Pesë ish-kryeministra britanikë kundër rikthimit në BE, Blair: Brexit ishte gabim, por debati s’duhet rihapur

23 Nëntor 2026

Sulmi ndaj anijes ruse, Shqipëria mohon përfshirjen: Territori ynë nuk është përdorur

23 Nëntor 2026

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Sulmi ndaj anijes ruse, Shqipëria mohon përfshirjen: Territori ynë nuk është përdorur

Press Online23 Nëntor 2026 SHQIPËRI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimeve se sulmi me dron detar kundër një korvete ruse ka pasur origjinën nga territori shqiptar.

Në një reagim zyrtar, Ministria i ka cilësuar këto raportime si të pasakta, duke mohuar çdo përfshirje të Shqipërisë në këtë incident. Sipas institucionit, territori shqiptar nuk është përdorur dhe as nuk është vënë në dispozicion për nisjen apo lehtësimin e sulmit ndaj anijes ushtarake ruse.

“Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë”, thuhet në reagimin e Ministrisë.

Diplomacia shqiptare i ka hedhur poshtë kategorikisht pretendimet, duke theksuar se ato janë paraqitur pa prova të verifikueshme.

Në përfundim, Ministria u ka bërë thirrje personave dhe institucioneve përgjegjëse për përhapjen e këtyre pretendimeve që të korrigjojnë informacionin, ndërsa ka kërkuar më shumë saktësi dhe përgjegjshmëri në raportimin e çështjeve me ndjeshmëri të lartë ndërkombëtare.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka marrë dijeni për raportimet sipas të cilave sulmi me dron detar kundër një korvete ruse e ka pasur origjinën nga territori shqiptar. Raportimet në fjalë janë të pasakta dhe nuk pasqyrojnë faktet. Shqipëria nuk ka qenë e përfshirë në këtë incident dhe territori i saj nuk është përdorur, e as nuk është vënë në dispozicion, për nisjen apo lehtësimin e një sulmi të tillë. I hedhim poshtë kategorikisht këto pretendime, të cilat janë paraqitur pa prova të verifikueshme. U bëjmë thirrje atyre që janë përgjegjës për përhapjen e tyre që të korrigjojnë informacionin, si dhe të tregojnë saktësi, kujdes të duhur dhe përgjegjshmëri kur raportojnë për çështje të një ndjeshmërie të tillë”, thuhet në postim.

Previous ArticleE konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan
Next Article Pesë ish-kryeministra britanikë kundër rikthimit në BE, Blair: Brexit ishte gabim, por debati s’duhet rihapur

Lajme të ngjashme

“Getaway”: Vjosa, udhëtim turistik mes peizazheve lumore, burimeve termale dhe trashëgimisë historike

23 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Buxheti i Shqipërisë për vitin 2027, garanton një person ndihmës për personat me aftësi të kufizuara

23 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir, Maqedoni e Veriut

23 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Në 1 muaj në Angli 30 shqiptarë të dënuar për shitje droge: Rekrutohen përmes TikTok-ut, rroga 2100 paund në javë

22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026 SHQIPËRI
Lajmet e fundit

Pesë ish-kryeministra britanikë kundër rikthimit në BE, Blair: Brexit ishte gabim, por debati s’duhet rihapur

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Debati për afrimin e Mbretërisë së Bashkuar me Bashkimin Evropian dhe mundësinë…

Sulmi ndaj anijes ruse, Shqipëria mohon përfshirjen: Territori ynë nuk është përdorur

Press Online23 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas raportimeve se…

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Statistikat e penalltive të Kylian Mbappes te Real Madridi zbulojnë një dallim…

Vetëm dy lojtarë e kanë bërë më parë, Florian Wirtz hyn në histori pas spektaklit ndaj Unitedit

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Florian Wirtz po dominon statistikat e krijimit të rasteve në Ligën Premier…

Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

Press Online23 Nëntor 2026 SPORT

Interi ka refuzuar ofertat e Arsenalit dhe Newcastle Unitedit për sulmuesin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.