Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

23 Nëntor 2026

“Getaway”: Vjosa, udhëtim turistik mes peizazheve lumore, burimeve termale dhe trashëgimisë historike

23 Nëntor 2026

Buxheti i Shqipërisë për vitin 2027, garanton një person ndihmës për personat me aftësi të kufizuara

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

“Getaway”: Vjosa, udhëtim turistik mes peizazheve lumore, burimeve termale dhe trashëgimisë historike

Press Online23 Nëntor 2026 SHQIPËRI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Lumi Vjosa ofron mundësi të shumta për të eksploruar natyrën dhe peizazhet e jugut të Shqipërisë, duke ndërthurur aktivitetet ujore me vizitat në monumentet historike dhe zonat e mbrojtura natyrore, shkruan Zayaan Marthinus në revistën dhe platformën online të specializuar në udhëtime, turizëm, destinacione natyrore dhe përvoja turistike “Getaway Magazine”.

Një udhëtim mund të nisë në Përmet, ku vizitorët mund të kalojnë paraditen duke lundruar me gomone në ujërat e Vjosës, ndërsa pasditen ta kalojnë pranë burimeve termale të Bënjës, duke shijuar ujërat e ngrohta, në një peizazh të rrethuar nga natyra dhe urat e vjetra prej guri.

Për ata që dëshirojnë të qëndrojnë disa ditë në këtë zonë, itinerari mund të vijojë përgjatë rrjedhës së lumit, përmes kanioneve gëlqerore, pranë kalasë së Tepelenës dhe deri në zonat ligatinore pranë bregdetit të Vlorës.

Kjo rrugë ofron mundësinë për të zbuluar ndryshimet e peizazhit dhe pasurinë natyrore, që shoqëron Vjosën nga malet deri në det.

Vjosa buron në malet e Pindit në Greqi, ku njihet me emrin Aoos, dhe derdhet në detin Adriatik, në bregdetin perëndimor të Shqipërisë.

Në mars të vitit 2023, Shqipëria shpalli Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë, duke vendosur nën mbrojtje rrjedhën e Vjosës në territorin shqiptar, si dhe pjesë të rrjetit të degëve të saj.

Një nga veçoritë e këtij lumi është ndryshimi i vazhdueshëm i peizazhit përgjatë rrjedhës së tij.

Në pjesën malore, Vjosa kalon përmes grykave të ngushta, ndërsa në zonat e ulëta shtrihet në disa degëzime, duke krijuar ishuj dhe brigje me zhavorr.

Ndryshimet e nivelit të ujit dhe lëvizja e sedimenteve ndikojnë vazhdimisht në formën e shtratit të lumit, duke bërë që peizazhi të ndryshojë edhe sipas stinëve.

Përmeti, pikënisja e aventurave në Vjosë

Përmeti është një pikënisje e përshtatshme për të eksploruar lumin.

Guidat vendase organizojnë ture rafting, të cilat nisin nga zona e Kaludhit dhe përfundojnë pranë qytetit, duke përshkuar rreth 9 kilometra përgjatë lumit.

Gjatë pranverës, shkrirja e dëborës në male rrit prurjet dhe shpejtësinë e rrjedhës, duke i bërë lundrimet më dinamike, por edhe më të ftohta.

Ndërsa gjatë verës, rrjedha e lumit zakonisht është më e qetë.

Për këtë arsye, vizitorëve që provojnë për herë të parë rafting, u këshillohet të informohen paraprakisht te guidat lokale, për kushtet e lumit dhe përshtatshmërinë e itinerarit.

Një tjetër ndalesë e rëndësishme janë burimet termale të Bënjës, të vendosura përgjatë lumit të Lengaricës, në hyrje të kanionit me të njëjtin emër.

Pranë tyre ndodhet edhe Ura e Kadiut, një urë e vjetër prej guri me hark, e cila përbën një nga elementet karakteristike të peizazhit të zonës.

Pas vizitave në natyrë, turistët mund të njihen edhe me traditat kulinare të Përmetit, veçanërisht me glikonë, një ëmbëlsirë tradicionale, që u ofrohet zakonisht miqve si shenjë mikpritjeje.

Ndër varietetet e saj veçohet glikoja e arrës së gjelbër.

Kanioni i Këlcyrës dhe Kalaja e Tepelenës

Duke vijuar udhëtimin përgjatë rrjedhës së Vjosës, një nga ndalesat që rekomandohet është Gryka e Këlcyrës, ku lumi përshkon një peizazh të rrethuar nga shpate të larta gëlqerore.

Kjo zonë ofron mundësi për të vëzhguar lumin nga lart dhe për të shijuar pamjet natyrore të krijuara përgjatë mijëra viteve.

Më tej, itinerari vijon drejt Tepelenës, ku vizitorët mund të shëtisin përgjatë shëtitores buzë lumit dhe të vizitojnë rrënojat e kalasë së lidhur me figurën e Ali Pashë Tepelenës.

Kjo ndalesë përbën një mundësi për të ndërthurur turizmin natyror me trashëgiminë historike të zonës, përpara se lugina e Vjosës të hapet drejt bregdetit.

Laguna e Nartës, ndalesa e fundit e udhëtimit

Pranë Vlorës, udhëtimi mund të vijojë drejt deltës së Vjosës dhe Lagunës së Nartës, ku aktivitetet në ujë zëvendësohen nga vëzhgimi i shpendëve dhe eksplorimi i ekosistemeve ligatinore.

Delta e Vjosës dhe Laguna e Nartës janë pjesë e Rezervatit të Biosferës së Luginës së Vjosës, i shpallur nga UNESCO në vitin 2025.

Këto habitate përbëjnë një zonë të rëndësishme për shpendët shtegtarë, të cilët ndalen aty, gjatë udhëtimeve të tyre sezonale dhe e përdorin zonën edhe për dimërim.

Ndër llojet e pranishme në këtë habitat veçohen flamingot.

Një tjetër pikë me interes është Zvërneci, ku një urë këmbësorësh përshkon lagunën dhe lidh bregun me ishullin e vogël të pyllëzuar, ku ndodhet Manastiri i Shën Mërisë.

Krahas vlerave natyrore dhe turistike, zona e Vjosë-Nartës mbetet edhe në vëmendjen e organizatave mjedisore, për shkak të zhvillimeve infrastrukturore.

Për të përshkuar këtë itinerar rekomandohet një qëndrim prej tri ditësh.

Dita e parë mund t’i kushtohet Përmetit, raftingut në Vjosë dhe burimeve termale të Bënjës, dita e dytë eksplorimit të Grykës së Këlcyrës dhe Tepelenës, ndërsa dita e tretë vizitës në deltën e Vjosës, Lagunën e Nartës dhe Zvërnec.

Ky udhëtim ndërthur aventurën, trashëgiminë historike, traditat lokale dhe vëzhgimin e natyrës, duke e kthyer Vjosën në një itinerar turistik, që lidh peizazhet malore të jugut me ekosistemet bregdetare të Adriatikut.

Previous ArticleBuxheti i Shqipërisë për vitin 2027, garanton një person ndihmës për personat me aftësi të kufizuara
Next Article Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

Lajme të ngjashme

Buxheti i Shqipërisë për vitin 2027, garanton një person ndihmës për personat me aftësi të kufizuara

23 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir, Maqedoni e Veriut

23 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Në 1 muaj në Angli 30 shqiptarë të dënuar për shitje droge: Rekrutohen përmes TikTok-ut, rroga 2100 paund në javë

22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Rama: Shqiptarët në MV janë popullsi shtetformuese

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

“One Stop Shop” në Qafë Thanë, Rama: Do të shtrihet edhe në pikat e tjera kufitare

22 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Rama dhe Mickoski promovojnë “One Stop Shop” në Qafë Thanë

22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Gjermania konfirmon koordinimin me SHBA-në për të ardhmen e KFOR-it

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

E ardhmja e trupave amerikane në Kosovë mbetet e paqartë, ndërsa Shtetet…

“Getaway”: Vjosa, udhëtim turistik mes peizazheve lumore, burimeve termale dhe trashëgimisë historike

Press Online23 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Lumi Vjosa ofron mundësi të shumta për të eksploruar natyrën dhe peizazhet…

Buxheti i Shqipërisë për vitin 2027, garanton një person ndihmës për personat me aftësi të kufizuara

Press Online23 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Në buxhetin 2027 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale, mbrojtja sociale…

Rama ndan fotoalbumin e Ditës së Alfabetit në Manastir, Maqedoni e Veriut

Press Online23 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama zhvilloi dje një vizitë në Manastir, Maqedoni e Veriut.…

Sherri për dëmet nga lopët përfundon me dhunë, lëndohet rëndë një 67-vjeçare

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Një keqkuptim për shkaktimin e dëmeve nga lopët përfundoi në një përleshje…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.