Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përcjellë një urim me rastin e Ditës së Alfabetit Shqiptar, duke theksuar rëndësinë historike dhe kombëtare të tij në ruajtjen e identitetit shqiptar.
Në urimin e tij, Taravari thekson se Alfabeti Shqiptar nuk është thjesht një sistem shkrimi që hap dyert e gjuhës, por, për shkak të historisë së veçantë të popullit shqiptar, është shndërruar në një nga shtyllat dhe rojtarët më të rëndësishëm të identitetit kombëtar.
Ai nënvizon se, pavarësisht stuhive dhe sfidave të shumta historike, alfabeti ynë arriti të mbijetojë dhe të qëndrojë i palëkundur, duke dëshmuar qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e brezave për gjuhën dhe identitetin shqiptar.
“Le ta gëzojmë Alfabetin tonë! Duhet të jemi veçanërisht mirënjohës ndaj tij, sepse edhe mes shumë stuhive arriti të qëndrojë në këmbë! Gëzuar Ditën e Alfabetit Shqiptar!”, thuhet në urimin e Arben Taravarit.



