Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kasami: Me sistemin “One Stop Shop”, Shqipëria dhe Maqedonia më afër se kurrë

22 Nëntor 2026

Mexhiti: Para 20 vjetësh “luftonim” për bustin e Skënderbeut, sot lehtësojmë kufirin me Shqipërinë

22 Nëntor 2026

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kasami: Me sistemin “One Stop Shop”, Shqipëria dhe Maqedonia më afër se kurrë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka përshëndetur hyrjen në fuqi të sistemit të përbashkët të kontrollit kufitar “One Stop Shop” ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, duke e cilësuar këtë si një hap konkret drejt lehtësimit të lëvizjes së qytetarëve dhe forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kasami ka njoftuar se, së bashku me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kanë promovuar zbatimin e sistemit të ri kufitar në Qafë Thanë, pikërisht në Ditën e Alfabetit Shqip. “Më pak kontrolle, më pak pritje, më shumë besim te njëri-tjetri!”, ka shkruar Kasami, duke theksuar se ky mekanizëm do të mundësojë kalim më të shpejtë dhe më të lehtë të kufirit për qytetarët e të dyja vendeve.

Sipas tij, përveç Qafë Thanës, sistemi i ri do të zbatohet edhe në katër vendkalime të tjera kufitare, ku qytetarët do t’i nënshtrohen vetëm një kontrolli, në vend të procedurave të deritanishme të dyfishta. “Shkurtojmë pritjet, lehtësojmë lidhjen mes dy shteteve tona dhe afrohemi me njëri-tjetrin si asnjëherë më parë”, ka theksuar bashkëkryetari i VLEN-it.

Kasami ka nënvizuar se afrimi me Shqipërinë dhe Kosovën mbetet një nga përcaktimet politike të koalicionit VLEN, duke shtuar se ky angazhim nuk duhet të mbetet vetëm në nivel deklaratash, por të konkretizohet përmes projekteve dhe masave që lehtësojnë jetën e qytetarëve. “Ky ishte përcaktimi ynë si VLEN, që me Shqipërinë e Kosovën të afrohemi jo vetëm deklarativisht, por edhe me masa konkrete si One Stop Shop dhe me projekte infrastrukturore si dy autostradat strategjike që po i ndërtojmë”, ka deklaruar Kasami.

Në fund të mesazhit të tij, ai ka uruar qytetarët për Festat e Nëntorit, duke e lidhur simbolikisht këtë zhvillim me rëndësinë e bashkëpunimit dhe afrimit ndërmjet shqiptarëve në rajon.

Previous ArticleMexhiti: Para 20 vjetësh “luftonim” për bustin e Skënderbeut, sot lehtësojmë kufirin me Shqipërinë

Lajme të ngjashme

Mexhiti: Para 20 vjetësh “luftonim” për bustin e Skënderbeut, sot lehtësojmë kufirin me Shqipërinë

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

22 Nëntori, dita që bashkoi shqiptarët përmes alfabetit

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rama dhe Mickoski promovojnë “One Stop Shop” në Qafë Thanë

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çairi feston Ditën e Alfabetit, të Flamurit dhe 20-vjetorin e bustit të Skënderbeut

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

PRESSonline, tetë vjet në vijën e parë të gazetarisë së pavarur

22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Kasami: Me sistemin “One Stop Shop”, Shqipëria dhe Maqedonia më afër se kurrë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka përshëndetur hyrjen në fuqi të sistemit…

Mexhiti: Para 20 vjetësh “luftonim” për bustin e Skënderbeut, sot lehtësojmë kufirin me Shqipërinë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka rikujtuar përpjekjet e para 20 viteve…

Dita e Alfabetit, Shiroka-Pula: Lufta për liri u bë edhe për gjuhën shqipe

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula me rastin e Ditës së Alfabetit të…

22 Nëntori, dita që bashkoi shqiptarët përmes alfabetit

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Sot, më 22 nëntor, shqiptarët kudo që jetojnë shënojnë Ditën e Alfabetit…

Rama dhe Mickoski promovojnë “One Stop Shop” në Qafë Thanë

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologu i tij i Maqedonisë së…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.