Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Markez, “gaz” për titullin e Moto GP në Portimao!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Gati, i përgatitur dhe i vendosur. Mark Markez i ka bërë të gjitha përgatitjet për Çmimin e Madh të Portugalisë në MotoGP, që do të zhvillohet këtë fundjavë në Portimao. Piloti spanjoll do të ketë mundësinë e dytë për të siguruar matematikisht titullin kampion të vitit 2026 në kategorinë mbretërore të motoçiklizmit botëror.

Pas përfundimit të garës në Katar, Markez ka shfrytëzuar disa ditë më të qeta në Madrid, ku ka pasur mundësinë të rikuperojë fizikisht dhe të përmirësojë gjendjen e tij sportive në prag të një periudhe që mund të rezultojë vendimtare për sezonin. Piloti spanjoll madje nuk udhëtoi as drejt Murcias për të marrë pjesë në festimet e titullit të nxënësit të tij, Maximo Quiles, kampion në Moto3.

Një gjë të tillë e bënë disa nga rivalët e tij që po luftojnë për titujt kampionë, si Izan Guevara, i cili mori pjesë në festimet e titullit në Moto2. Markez beson se ditët e fundit, të shfrytëzuara për stërvitje individuale dhe përgatitje fizike, i kanë shërbyer për të arritur objektivin e tij. Ai pret të mbërrijë në pistën e Portimaos, e njohur për konfigurimin e saj si një “mal me rrota”, në një gjendje të mirë fizike.

Këtë e konfirmoi edhe vetë piloti i Dukatit, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes mendore dhe fizike në këtë fazë të sezonit.

“Ndihem mirë nga ana mendore dhe mendoj se kjo është thelbësore për të përballuar këtë moment të sezonit. Objektivi tani është të mbërrij në Portimao në gjendjen më të mirë të mundshme. Pas ngarkesës së madhe të garave të fundit, këto ditë jam përqendruar veçanërisht te përgatitja fizike dhe te kujdesi për çdo detaj, në mënyrë që të rikuperohem sa më mirë. Dua të mbërrij në fundjavë me energji, i përqendruar dhe i përgatitur për çdo gjë që mund të ndodhë. Jemi në fazën vendimtare të sezonit dhe duhet të vazhdojmë të punojmë si deri më tani, pa humbur kurrë nga sytë objektivin tonë”, u shpreh Markez në një komunikim për  një prej sponsorëve të tij personalë.

Numri 93 është plotësisht i vetëdijshëm për atë që është në lojë. Edhe pse pas garës në Katar kishte deklaruar se kishte ardhur momenti për të marrë më pak rreziqe, pas një reflektimi më të kujdesshëm ai konfirmon se nuk do të ndryshojë filozofinë e tij: do të vazhdojë të garojë me të njëjtin agresivitet si në garat e mëparshme.

“Në Katar zhvilluam një punë shumë të mirë. Në një pistë ku historikisht e kam pasur të vështirë të jem konkurrues, arritëm të marrim dy rezultate solide, të cilat na lejuan të thellojmë edhe më shumë avantazhin në renditjen e kampionatit. Në Portimao do të kemi mundësinë ta mbyllim matematikisht kampionatin, por nuk duhet të ndryshojmë qasjen tonë. Duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë”.

Previous ArticleNë arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend
Next Article Pas shumë vitesh bllokim, zgjidhet çështja e tokës për objektin e ri të BFI-së në Kala të Shkupit

Lajme të ngjashme

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026 SPORT

Leclerc: Zgjohem dhe fle duke menduar për titullin me Ferrarin!

19 Nëntor 2026 SPORT

Merr fund makthi që po zgjat pothuajse 1 vit, Medon Berisha sheh fritë në fund të tunelit!

19 Nëntor 2026 SPORT

Tetë vite pas festimit historik me shqiponjë, Shaqiri: Ishte emocion, jo politikë!

19 Nëntor 2026 SPORT

E ardhmja e Bruno Fernandes te Manchester United është në dyshim, Milan e vëzhgon

19 Nëntor 2026 SPORT

Kupa e Shqipërisë, përcaktohen përballjet e fazës së 1/8-ve të finales!

19 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.