[
Një pasaportë e fuqishme mund t’ju japë më shumë mundësi për të udhëtuar jashtë vendit, por a ndikon ajo në jetën tuaj të përditshme?
Për ta zbuluar, Global Citizen Solutions ka hartuar një indeks që vlerëson lumturinë e mbajtësve të pasaportave të vendeve të ndryshme sipas katër treguesve: mirëqenia, liria në vendin e tyre, lëvizshmëria dhe prosperiteti, si dhe shëndeti dhe siguria.
Indeksi vlerësoi 50 vende, duke i dhënë secilit një rezultat të përgjithshëm nga 0 deri në 100 pikë. Vendin e parë si “pasaporta më e lumtur” në botë e zuri Finlanda, me 93,2 pikë.
Rezultati nuk është befasues. Finlanda renditet rregullisht në krye të klasifikimeve botërore të lumturisë, përfshirë Raportin Botëror të Lumturisë, ku në vitin 2026 zuri vendin e parë për të nëntin vit radhazi.
Islanda u rendit e dyta dhe Danimarka e treta, me përkatësisht 92,4 dhe 92,1 pikë. Të dyja vendet zunë të njëjtat pozicione edhe në Raportin Botëror të Lumturisë të këtij viti.
Vendet europiane dominojnë dhjetëshen e parë të indeksit. Zelanda e Re, në vendin e tetë, dhe Singapori, në të dhjetin, janë të vetmet vende jashtë Europës në këtë grup.
Më poshtë, renditja e plotë:
10 “pasaportat më të lumtura” në botë
Finlanda
Islanda
Danimarka
Norvegjia
Zvicra
Suedia
Vendet e Ulëta
Zelanda e Re
Austria
Singapori/Monitor


