Një natë magjike në Nju Jork ka rikthyer në vëmendje historinë e dashurisë mes George dhe Amal Clooney. Pas një dekade të plotë martesë, ky çift i njohur duket se po shijon çdo moment të jetës së tyre së bashku, siç tregojnë fotografitë e fundit ku shihen duke u puthur dhe duke qëndruar afër njëri-tjetrit.
Gjatë një eventi në Seaview Studio, George mori pjesë në leximin e veprës “Smear!”, një komedi me temë politike. Çifti, të kapur për dore, shfaqi hapur dashurinë e tyre përmes puthjeve dhe momentëve të ngrohta gjatë aktivitetit.
Amal, e cila është 48 vjeçe, kishte zgjedhur një pallto bezhë të markës Gucci, e cila e shoqëronte me një fustan të bardhë dhe çizme të zeza që shkonin mbi gju. Veshja e saj elegante tërhoqi menjëherë vëmendjen e të pranishmëve.
Një çantë e vogël e zezë përfundonte pamjen e avokates së njohur për të drejtat e njeriut, ndërsa flokët e saj të gjatë dhe grimi natyral theksonin bukurinë e saj. George, 65 vjeç, kishte zgjedhur një kostum blu të errët, të kombinuar me një pulovër dhe këpucë klasike.
Çifti ka dy fëmijë, binjakët Alexander dhe Ella, të cilët janë nëntë vjeç. Kjo martesë e gjatë ka sjellë shumë momente të lumtura dhe sfida, por dashuria e tyre duket se është e fortë si asnjëherë më parë.
Pak javë më parë, Amal ishte në qendër të vëmendjes për shkak të ceremonisë “The Albies”, të organizuar nga Fondacioni Clooney për Drejtësi, ku ajo prezantoi bashkë me George.
Ceremonia, e cila u zhvillua në Muzeun e Historisë Natyrore në Londër, e pa Amal të spikaste me një fustan të artë, duke e bërë atë një nga yjet e natës.
Emri i ceremonisë është në nder të Albie Sachs, një aktivist dhe gjyqtar i njohur nga Afrika e Jugut, dhe nderon ata që kontribuojnë në mbrojtjen e drejtësisë dhe të drejtave të njeriut.


