Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Komisioni Evropian gati të hapë klasterin e parë, Kos: Tani gjithçka varet nga Maqedonia e Veriut

Press Online4 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Në pakon e zgjerimit 2026 të prezantuar nga eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos, përpara anëtarëve të Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së, për Maqedoninë e Veriut çështje kyçe mbeten ndryshimet kushtetuese, hap të cilin Kos thotë se vendi duhet ta përmbushë si zotim nga viti 2022. Sipas saj, procesi integrues tani është në duart e Maqedonisë së Veriut, duke siguruar se Komisioni Evropian është i gatshëm të hapë klasterin e parë në momentin që RMV-ja plotëson kushtet.

“Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë zotimin e saj për të përfunduar ndryshimet kushtetuese, siç përcaktohet në konkluzat e Këshillit të korrikut të vitit 2022. Komisioni do të vazhdojë ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt BE-së. Objektivi ynë mbetet hapja e klasterit të parë sapo të plotësohen kushtet. Tani gjithçka varet nga Maqedonia e Veriut.”, – deklaroi eurokomisionerja për Zgjerim, Marta Kos, përcjell PressOnline.al

Raportuesi për RMV-në në PE, Tomas Vaic, me thirrje ndaj dy qeverive, të Shkupit dhe Sofjes, që të ulen e të bisedojnë, dhe, të gjejnë zgjidhje për tejkalimin e ngërçit dypalësh.

“Mënyra e vetme për të dalë nga kjo situatë e bllokuar është që të bisedohet mes veti, pra Qeveria bullgare dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut të ulen dhe të bisedojnë. Siç e dimë, motivimi nuk është gjithmonë në nivelin e lartë. Ju bëj thirrje juve komisionere, që të investoni në këtë përpjekje diplomatike.”, – theksoi raportuesi për RMV-në në PE, Tomas Vaic.

Reformat në gjyqësor, lufta kundër korrupsionit dhe forcimi i institucioneve demokratike mbeten kushtet tjera ku duhet të shënohet progres. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për të forcuar sundimin e ligjit.

“Maqedonia e Veriut ndodhet në një nivel përgatitjeje ndërmjet atij të pjesshëm dhe atij të moderuar dhe nuk ka shënuar përparim në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit. Korrupsioni mbetet i përhapur dhe përbën një çështje serioze shqetësimi. Ndryshimet e janarit 2026 në Kodin Penal, që kanë të bëjnë me veprat penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe bashkimit kriminal, nuk i adresojnë në mënyrë të duhur pasojat negative të ndryshimeve të vitit 2023 dhe kanë kontribuar në pasigurinë juridike. Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit duhet të intensifikojë identifikimin proaktiv të rasteve të mundshme të keqpërdorimeve.”, thuhet në raportin e progresit për RMV-në, përcjell PressOnline.al

Në kuadër të pakos së zgjerimit u publikuan edhe udhërrëfyesit për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, që përcaktojnë hapat e ardhshëm drejt anëtarësimit në Union, përmes vazhdimit të reformave dhe përfshirjes graduale të vendeve në politikat evropiane.

Previous ArticlePrishtina kthehet nga Gjilani me tri pikë, mposhti Dritën
Next Article Progresraporti për Shqipërinë/ KE: Fondet e IPARD III mbeten të bllokuara, nuk u plotësuan kushtet!

Lajme të ngjashme

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

“Kodra e Diellit” nxjerr në shitje biletat për sezonin e ri të skijimit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kontrolle të përforcuara për “Black Friday”, ISHT do të verifikojë zbritjet

24 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.