Fenerbahçe ka vendosur që Sergio Conceiçao të jetë trajneri i ri i skuadrës.
Sipas raportimeve të mediave turke, drejtuesit e klubit nga Stambolli kanë arritur marrëveshje me trajnerin portugez dhe e kanë ftuar atë të udhëtojë drejt Turqisë për të finalizuar bashkëpunimin, përcjell “Gazeta Express”.
Conceiçao pritet të mbërrijë së shpejti në Stamboll, ndërsa emërimi i tij vjen pas largimit të Ismail Kartalit, i cili u nda nga klubi pas humbjes në derbin ndaj Galatasarayt.
Fenerbahçe, pjesë e të cilit është edhe futbollisti kosovar, Vedat Muriqi, i kishte nisur kërkimet për trajner të ri, ndërsa në këtë proces e kishte kërkuar edhe mendimin e Jorge Jesusit.
Ish-trajneri i klubit thuhet se e kishte dhënë rekomandim pozitiv për bashkëkombësin e tij.
Conceiçao, 51-vjeçar, së fundmi drejtoi Al-Ittihadin, ndërsa më parë kishte punuar te Milani dhe Porto.
Me skuadrën portugeze fitoi tri tituj kampioni dhe disa trofe të tjerë vendorë.


