Lionel Messi vazhdon të mahnitë me statistikat e tij, duke iu afruar një tjetër arritjeje historike që Cristiano Ronaldo nuk mund ta arrijë më sipas krahasimit aktual të kontributeve në gola.
Ylli i Inter Miamit ishte vendimtar në fitoren 2-1 ndaj New England Revolution, ku realizoi një gol dhe regjistroi një asistim.
Me këtë paraqitje, argjentinasi shkoi në 937 gola dhe 428 asistime në karrierën e tij, për gjithsej 1.365 kontribute.
Messi ka nevojë edhe për 35 kontribute për të arritur shifrën e jashtëzakonshme prej 1.400. Në këtë sezon, 39-vjeçari ka realizuar 26 gola dhe ka dhënë 13 asistime.
Ndërkohë, Cristiano Ronaldo vazhdon të ketë më shumë gola të shënuar, me 985 në 1.343 ndeshje, kundrejt 937 golave të Messit në 1.184 paraqitje.
Megjithatë, në totalin e golave dhe asistimeve, Messi është dukshëm përpara me 1.365, ndërsa portugezi ka 1.246.
Diferenca prej 119 kontributesh vjen kryesisht nga numri shumë më i madh i asistimeve të argjentinasit.
Madje, Messi ka qenë i përfshirë në 36 gola në 27 ndeshjet e fundit me Inter Miamin dhe Argjentinën, duke treguar se vazhdon të jetë vendimtar edhe në këtë fazë të karrierës.


