Një aksident rrugor me përplasjen e tre automjeteve ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, pranë rrethrrotullimit të Grabjanit, në drejtim të Lushnjës.
Si pasojë e përplasjes, njëri prej drejtuesve të mjeteve ka mbetur i plagosur dhe është transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po merr ndihmën mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga informacionet dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një automjet tjetër, i cili është përmbysur pasi drejtuesi ka humbur kontrollin. Një automjet tip “Benz” ka frenuar për të shmangur përplasjen me të, ndërsa më pas tre mjetet janë përplasur njëri pas tjetrit.
LEXO EDHE: Dosja 96 faqe e Belinda Ballukut shkon në gjykatë/ SPAK zbulon SMS dhe email-e për vilën në Dhërmi. Misteri i kutisë me euro!
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po disiplinojnë trafikun e rënduar, ndërsa ekspertët po dokumentojnë rrethanat e aksidentit. Gjithashtu, zjarrfikësit e Lushnjës po punojnë për pastrimin e autostradës nga mbetjet e automjeteve të përfshira në përplasje.
LEXO EDHE: Zjarri shkumbon banesën në Hoxhar të vjetër, 33-vjeçari shpëton mrekullisht, familja kërkon ndihmë


