Aksident në Stravaj të Librazhdit. Një automjet tip “Benz” doli nga rruga dhe ra në një humnerë, në fshatin Farret. Raportohet se në timon ishte një 22-vjeçar, i cili u dërgua në spitalin e zonës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes nuk u konstatuan të tjerë persona në makinën e aksidentuar. Ndërkohë, pranë mjetit të dëmtuar u gjet një armë zjarri, tip pistoletë.
Dyshohet se i riu ishte përfshirë në një konflikt, duke u dëmtuar para se automjeti të dilte nga rruga.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.


