Selin Bollati, fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, ka zbuluar një informacion të rëndësishëm për fansat e saj: dasma e saj me DJ Gimbon do të zhvillohet më datë 5, por detaje të tjera mbeten ende të panjohura.
Gjatë një bisede të fundit në emisionin “Goca dhe Gra”, Selin u përball me pyetje interesante nga moderatorja Orinda Huta, e cila tentoi të nxiste më shumë informacione nga ajo. Megjithatë, Selin mbeti e rezervuar dhe nuk zbuloi as muajin apo vitin e dasmës së saj.
“E sigurt që do të jetë më datë 5, kaq mund të them,” u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se ka një plan të qartë për këtë ngjarje të rëndësishme.
Orinda e ngacmoi më tej duke pyetur nëse dasma ishte caktuar apo e shtyrë. Selin, me një buzëqeshje, konfirmoi se kishte një datë të caktuar, por nuk dha detaje të tjera.
“Data 5? Po cila 5, se tetori iku, tani nëntori…” e pyeti Orinda, duke përpjekur të kuptonte më shumë. Selin insistoi se do të jetë më datë 5, pa dhënë më shumë informacion.
Orinda, duke e marrë me humor, sugjeroi që mund të vazhdojnë ta pyesin Selin çdo muaj deri në ditën e madhe. “Derisa të arrijmë në dhjetor, do t’a pyesim prapë,” tha ajo.
Mira, një tjetër e ftuar, e përshkroi situatën si një serial, duke thënë se mund ta propozojnë për Netflix. Selin e pranoi me humor, duke thënë se aktrimi është një pasion i saj, por jo në këtë rast.
Me gjithë misterin që rrethon datën e saktë, fansat e Selin janë të emocionuar dhe presin me padurim të mësojnë më shumë rreth dasmës së saj me DJ Gimbon.


