Mbrëmë, edicioni i ri i Big Brother VIP Kosova u hap me një spektakël të jashtëzakonshëm, duke sjellë në shtëpinë më të famshme të vendit 21 banorë të rinj, të gatshëm për të përjetuar këtë aventurë televizive.
Që në natën e parë, disa konkurrentë kanë arritur të tërheqin vëmendjen e publikut me historitë e tyre unike dhe prezantimet e veçanta. Njëra prej tyre, Olechka nga Bjellorusia, ka bërë një përshtypje të madhe me paraqitjen e saj.
Olechka jo vetëm që ka impresionuar me stilin e saj, por gjithashtu ka treguar një aftësi të shkëlqyer në komunikimin në gjuhën shqipe, duke e folur atë mjaft mirë, gjë që ka habitur shumë.
Gjatë spektaklit, opinionisti Resul Sinani e përmendi Bia Khalifën, ish-banorja e edicionit të kaluar, duke e krahasuar atë me Olechkën, një moment që nuk kaloi pa u vënë re nga Bia.
Bia reagoi menjëherë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke ndarë emocionet e saj për përmendjen gjatë spektaklit dhe duke shprehur krenarinë për përzgjedhjen e konkurrentëve të këtij edicioni.
“E pashë që sonte u përmenda në prime. Du me nda me ju që jom shumë krenare me casting-un e këtij viti! Me pa një banor jo-shqiptar që din me fol kaq mirë shqip, literally më bon me buzëqeshë, më kujtohet sa e vështirë ka qenë për mu,” shkroi ajo, duke theksuar vështirësitë e saj në të kaluarën.
Me këtë reagim, Bia rikujtoi përvojën e saj në edicionin e kaluar, duke lënë të kuptohet se të mësuarit e gjuhës shqipe është një sfidë e madhe për ata që nuk e kanë atë si gjuhë amtare.
Ndërkohë, Olechka ka ngjallur interes të madh që në natën e parë të këtij edicioni, dhe mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet rrugëtimi i saj brenda shtëpisë dhe çfarë marrëdhëniesh do të krijojë me banorët e tjerë./ORAinfo/



