Një aksident komunikacioni mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur në udhëkryqin e rrugëve “Dame Gruev” dhe “11 Tetori”, pranë ndërtesës së Kuvendit të Maqedonisë së Veriut në Shkup.
Si pasojë e aksidentit, komunikacioni në këtë pjesë të qytetit është rënduar, duke shkaktuar tollovi në qarkullimin e automjeteve.
Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar./Zyrtare.net/


