Ish-ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Fatmir Limani, dy ditë para zgjedhjeve lokale në Bërvenicë, bën thirrje për bashkim nën bajrakun e “atdhetarit më të mirë”.
Në postimin e tij ai përmend “aleancën” dhe “atdhetarin më të mirë”.
“Është thirrje për t’u bërë pjesë e bashkimit në fitoren e radhës nën bajrakun e atdhetarit më të mirë”, shkruan Limani në postimin e titulluar “Aleanca”.
Në zgjedhjet lokale në Bërvenicë, në garë janë kandidati i AKI-së, Arkin Jahiji, dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevski.
Fatmir Limani, pasi ndau rrugët me VLEN-in, gjithnjë e më shpesh është parë në gjirin e dajës së tij, Ali Ahmeti, të cilin në të kaluarën e kritikonte për korrupsion e hajni.


