Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. pas mbarimit të vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut sot ka vizituar edhe fshatin Kondovë të Shkupit.
Haxhiu, në muajin maj në fushatën zgjedhore në Maqedoni, kishte deklaruar se gjatë luftës në Kosovë kishte qëndruar refugjatë në fshatin Kondovë.
”Në pranverën e vitit 1999, shumë familje në këto komuna i hapën dyert e shtëpive të tyre për të dëbuarit me dhunë nga Kosova gjatë luftës dhe ndanë me ta atë që kishin. Edhe sot, ata që gjetën strehë atë pranverë e kujtojnë me mirënjohje shtëpinë që i prit’. ka shkruar Albulena haxhiu në profilin e saj në Facebook.


