Chelsea, Liverpool, Manchester City, Arsenali dhe Manchester United kanë shprehur interesim për mesfushorin e Bournemouthit, Alex Scott.
Sipas gazetarit Ekrem Konur, futbollisti ka vendosur të largohet nga klubi dhe ka refuzuar ofertën e fundit për rinovimin e kontratës.
Megjithatë, Bournemouthi e vlerëson reprezentuesin e moshave të Anglisë rreth 100 milionë funte për një transferim të përhershëm.
Mbetet të shihet se cili nga klubet e interesuara do të bëjë hapin konkret për të siguruar shërbimet e mesfushorit.


