Partizani prek fundin, ndërsa as Mislav Karoglan nuk i gjen ilaçin. Skënderbeu i Ahmatajt ka fituar 0-2 në javën e tetë të Abissnet Superiore.
Golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht Totre me penallti, më pas Janaqi për Skënderbeun. Ky i fundit shënoi me gol nga distanca, të cilët nuk po i ndahen të kuqve në çdo javë.
Partizani mbetet në vendin e fundit me vetëm 4 pikë. Skënderbeu që regjistron 5 pikë më tepër mban vendin e gjashtë.
PARTIZANI 0-2 SKËNDERBEU
56′(p) Totre, 88′ Janaqi
LEXO EDHE: Ronaldinho rikthehet në fushë në moshën 46-vjeçare, zbulohet data e ndeshjes…
Laçi i ka dhënë fund serisë prej tre humbjeve radhazi, duke marrë tre pikë shumë të vlefshme përballë një rivali direkt si Vora në ndeshjen e javës së 8 të Superiores.
Në ndeshjen e luajtur në Laç, ekipi mik ishte ai që kishte shansin të shënonte i pari me penallti, por Karrica u ndal nga portieri Biba. Pak minuta më vonë, ishte radha e Laçit të shpërdoronte penallti, me Bibon i cili po ashtu u neutralizua nga Harizaj.
Goli do të vinte vetëm në pjesën e dytë të ndeshjes, kur vendasit, më kërkues së ekipi mik, ia dolën të shënonin falë Kurtit golin që u dha tre pikë.
LAÇI-VORA 1-0
73′ Kurti
LEXO EDHE: Portier italian për Shqipërinë? Mediat fqinje hapin rregulloret: Ja sa shanse ka Caprile të vishet kuqezi


