Milani po rikthehet të shqyrtojë mundësinë e afrimit të Markus Krösche në strukturën drejtuese të klubit.
Emri i drejtuesit gjerman është përmendur së fundmi si një kandidat për postin e drejtorit të futbollit te kuqezinjtë, por operacioni paraqitet i ndërlikuar.
Sipas raportimeve të Sky Sport Deutschland, klubet që dëshirojnë të sigurojnë shërbimet e Krösche përpara verës së vitit 2027 mund të duhet t’i paguajnë Eintracht Frankfurt një kompensim që llogaritet nga 5 deri në 7 milionë euro, edhe në rast se ai largohet përmes dorëheqjes.
Kjo shumë mund të përbëjë një pengesë për Milanin, i cili po vlerëson mundësitë për të përforcuar organizimin e tij drejtues dhe për të ndërtuar një projekt më të qëndrueshëm për të ardhmen.
LEXO EDHE: Champions League në Top Channel/ Spektakël i garantuar të mërkurën, dy pretendentët për titullin zbresin në ekranin e shqiptarëve!
Një tjetër element që mund të ndikojë në negociata lidhet me të ardhmen personale të drejtuesit gjerman. Sipas të njëjtave raportime, Krösche mund të zgjedhë të bëjë një pushim përpara se të rikthehet në aktivitet në muajin janar.
Një skenar i tillë do ta komplikonte edhe më shumë mundësinë e një marrëveshjeje të shpejtë me Milanin, nëse klubi italian synon ta plotësojë postin drejtues përpara kësaj periudhe.
LEXO EDHE: Barcelona mbetet e pathyeshme, i rezervon ‘manita’ edhe Betisit në La Liga!


