Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Pesë ministra, 20 vjet pushtet, BDI dhe “provimi” që nuk u dha në shqip!

Press Online19 Tetor 2026 OPINIONE
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Provimi i Jurisprudencës në gjuhën shqipe e drejta që u la peng, ndërsa BDI-ja e shndërroi përfaqësimin në privilegj, jo në përgjegjësi.

Nga Destan JONUZI

Sot, kur Ministri i Drejtësisë prezanton zgjidhjen ligjore për realizimin e Provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, opinioni publik tenton ta lexojë si një hap historik. Dhe, pa dyshim, çdo padrejtësi e përmbyllur meriton të përshëndetet.

Por në politikë, kujtesa është po aq e rëndësishme sa edhe vullneti.

Sepse kjo çështje nuk është as e re, e as e papritur. Ajo nuk lindi dje dhe nuk u zgjidh sot. Për 35 vite me radhë, studentët shqiptarë u përballën me një pengesë që nuk prekte vetëm gjuhën, por dinjitetin, barazinë kushtetuese dhe të ardhmen e tyre profesionale. Dhe gjatë gjithë kësaj kohe, BDI-ja ishte pushteti.

Le ta themi troç dhe me emra, që të mos fshihemi pas abstragimeve:

Pesë ministra të Drejtësisë: Blerim Bexheti, Adnan Jashari, Valdet Xhaferi, Bilal Saliu dhe Krenar Lloga – të gjithë nga radhët e saj. Pesë mandate. Pesë mundësi institucionale. Pesë periudha kur kjo çështje mund të ishte mbyllur me një firmë.

Por zgjidhja nuk erdhi. Dhe nuk erdhi jo nga pamundësia, por nga hipokrizia politike. Sepse për BDI-në, kjo çështje nuk ishte kurrë prioritet shtetëror, por monedhë pazari. Ishte më komod të flisje për të drejtat e shqiptarëve nëpër konferenca e tubime patetike, sesa të përballeshe me realitetin e ftohtë të institucioneve, me burokracinë dhe me rezistencën e një sistemi që ata vetë e kishin ndërtuar dhe mirëmbajtur si partnerë, për interesa krejt të tjera.

Sot, kur flasin për Kushtetutën dhe për të drejtat gjuhësore, zëri i tyre tingëllon jo si ndjeshmëri kombëtare, por si një përpjekje dëshpëruese për t’u rikthyer në qendër të skenës politike. Si një nostalgji për pushtetin e humbur.

Ku ishte zëri juaj kur kishit vulën e drejtësisë?
Ku ishin ministrat tuaj kur studentët shqiptarë trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë dhe detyroheshin të mendojnë juridikisht në një gjuhë që nuk ishte e tyre?
Ku ishte BDI-ja kur duhej të vepronte, jo të deklaronte?

Nuk ka më vend për retorikë.

Të drejtat e shqiptarëve nuk janë pronë private e asnjë partie, e aq më pak e BDI-së. Ato nuk mund të privatizohen dhe të përdoren si kartë elektorale sa herë i nevojiten partisë.

Nëse sot një ministër tjetër po e zgjidh këtë nyje, ky është një lajm i mirë për studentët. Por ky lajm i mirë nuk e fshin dot përgjegjësinë e atyre që e lanë të zvarritet për vite me radhë. Përkundrazi, e bën edhe më të dukshëm fajin.

Nëse kjo çështje mund të zgjidhej sot, pse nuk u zgjidh kur BDI kishite të gjithë pushtetin?

Shqipja nuk është pronë e BDI-së. Por as përgjegjësia politike nuk zhduket me kalimin në opozitë.

Previous ArticleProtesta në Tiranë përplasje mes protestuesve dhe policisë, RENEA vendoset sërish te Kryeministria për të tretën natë!
Next Article Dasma e Behar Nesimit: Një natë magjike me tradita dhe emocione

Lajme të ngjashme

Pse emocioni e mbyt logjikën?!

20 Nëntor 2026 OPINIONE

Nga vjen emri i Tiranës

16 Nëntor 2026 OPINIONE

Kapërcimi i hendekut në sundimin e së drejtës

5 Nëntor 2026 OPINIONE

Atë që ta bën lufta brenda llojit, nuk ta bën as Ir(f)ani, as Rusia, as Amerika!

5 Nëntor 2026 OPINIONE

Të konkurrosh në Europë, duke u lidhur me fqinjët

5 Nëntor 2026 OPINIONE

Një kthesë për Kosovën dhe Serbinë

30 Tetor 2026 OPINIONE
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.