Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka marrë pjesë sot në hapjen e kompleksit të ri modern tregtar “Fashion Park Triangla”, në Komunën e Gazi Babës, informon PressOnline.al.
Përmes një postimi në Facebook, Mickoski bëri të ditur se bëhet fjalë për një investim të rëndësishëm privat, i cili sjell përmbajtje të reja tregtare, marka vendore dhe ndërkombëtare, si dhe veprimtari të ndryshme gastronomike dhe shërbimi.
Sipas tij, projekti pritet të krijojë mundësi për hapjen e rreth 250 vendeve të reja të punës, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik lokal dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët dhe komunitetin e biznesit, përcjell PressOnline.al.
Mickoski përgëzoi investitorët për realizimin e projektit, duke u uruar sukses në vazhdimin e veprimtarisë së tyre.
Kompleksi i ri tregtar synon të sjellë oferta të reja për konsumatorët dhe të zgjerojë aktivitetin ekonomik në territorin e Komunës së Gazi Babës. (PressOnline.al)

https://www.facebook.com/share/p/14rYT5Jx5EC/?mibextid=wwXIfr


