Zgjerimi vazhdon të jetë synimi strategjik i BE-së, por me rregulla tjera të sofistikuara. Qëndron rregulla për notimin e kandidatëve për zbatimin e reformave. Për Malin e Zi, i cili është shumë pranë anëtarësimit, paraqitet problem bilateral me Kroacinë, e cila kërkon që Podgorica t’i zgjidhë çështjet e hapura.
“Kroacia është përkrahëse e zgjerimit dhe qëndron në parimin e meritave të kandidatëve. Me iniciativën tonë i ndryshojmë ligjet që i çuan porosi të fortë Malit të Zi që t’i vazhdojë negociatat për zgjidhjen e disa dilemave të hapura nga kapitulli 23 dhe 31 lidhur me vlerat themelore dhe politikën e jashtme. Udhëheqësit evropianë në Bruksel në mbledhjen e Këshillit treguan rrugëtimin drejt BE-së të Malit të Zi, Shqipërisë, Ukrainës dhe Moldavisë. Qëndrimi i tyre për të gjithë kandidatët vazhdon të jetë i njëjtë.”, – deklaroi kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
“Kishim një diskurs shumë të dobishëm për zgjerimin, posaçërisht për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Malit të Zi në BE dhe hapjen e klasterëve të rinj, kapitujt për Ukrainën dhe Moldavinë. Kishin përkrahje të fuqishme për hapjen e kapitujve për Ukrainën dhe Moldavinë.”, – theksoi kryeministri i Irlandës, Majkëll Martin.
“Evropa duhet të zgjerohet, kjo është strategjia jonë, por duhet të kemi edhe zbatim të rregullave të cilat vlejnë për të gjithë kandidatët. Nuk ka rrugë të shkurtër për askënd, as për Ukrainën, të gjithë duhet t’i zbatojnë kushtet e kërkuara evropiane.”, – u shpreh kryeministri i Letonisë, Andris Kulbergs.
Më 21 tetor, BE-ja do të shpallë kushtet me afate të caktuara për përfundimin e negociatave me Malin e Zi, Shqipërinë, Ukrainën dhe Moldavinë. Maqedonia dhe Serbia nuk janë të përfshira në këtë grup nga mosrealizimi i kushteve. Liderët evropianë vetëm e përfshinë propozimin për votim me shumicë të cilësuar në procesin e negociatave për anëtarësim në BE.


