Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim do të mblidhet të enjten, më 15 tetor, në orën 09:30.
Në rend të ditës janë shtatë pika, përfshirë shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, nga aspekti i të drejtave dhe interesave të komuniteteve.
Po ashtu, anëtarët e komisionit do të shqyrtojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026, fushëveprimin e komisionit dhe planin e tij të punës për sesionin vjeshtor 2026.
Mbledhja do të mbahet në sallën N-10 të Kuvendit të Kosovës.


