Policia e Kosovës ka nisur hetim për vdekjen e një foshenjeje dy muajshe në Gjilan.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, nga emergjenca e spitalit është raportuar se foshnja ishte dërguar për trajtim e më pas kishte vdekur.
Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.
“Nga emergjenca e spitalit është raportuar se është sjellë për tretman mjekësor foshnja (dy muajsh), e cila më pas ka ndërruar jetë. Vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin policor.


